Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga subjektet politike që të zhvillojnë fushatë fer dhe demokratike, shkruan Epoka e re.


"Shpresojmë se me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve do të përmirësohet imazhi i Kosovës, i cili është dëmtuar nga proceset e kaluara zgjedhore", tha Daka.


Duke shtuar se respektimi i rregullave dhe ligjeve nga subjektet politike është në funksion të një fushate demokratike dhe në funksion të asaj që të fitojnë qytetarët dhe shteti i Kosovës. “Kërkesa ime e vetme është që subjektet politike gjatë këtyre 29 ditëve të fushatës zgjedhore t’i respektojnë rregullat zgjedhore dhe Ligjin për Zgjedhjet”, është shprehur Daka.


Kryetarja e KQZ-së ka vlerësuar se një fushatë e lirë dhe fer do të kontribuojë që procesi zgjedhor i 3 nëntorit të jetë i rregullt dhe demokratik. “Edhe pse jemi në fillim të procesit, besoj se do të kemi një fushatë zgjedhore të rregullt, fer dhe demokratike. Një fushatë e lirë, fer dhe demokratike do t’i kontribuojë një procesi të mirëfilltë zgjedhor më 3 nëntor”, ka thënë Daka. /Epoka e re/