Deputeti i Partise Socialiste, Alfred Dalipi, ka sulmuar perpiluesin e projektligjit, Eqerem Tafaj, keshilltar i kryeministrit, Sali Berisha. Sipas Dalipit, Tafaj eshte dhender i fqinjeve sllave. Ai tha se Tafaj ka kryer nje veper te shemtuar ne raport me Akademine e Shkencave. "Eshte shqipfoles dhe jo shqiptar", ka thene Dalipi ne sallen e Parlamentit. Ai e ka vleresuar nismen si nje projekt antikombetar, por se premtoi se kur opozita e sotme do te vije ne pushtet, do te ndermarre ndryshimet e nevojshme. Ndaj deklarates se Dalipit ka reaguar vete kreu i qeverise, Berisha. Ai tha se ne Parlament perdoret nje fjalor me fjale fyese, gje qe nuk duhet te ndodhe. "Behet me i neveritshem kur ky fjalor u adresohet atyre qe nuk mund te japin pergjigje", tha Berisha.