Biznesmeni boshnjako-britanik, Damir Fazllic ka paditur Prokurorine e Tiranes. Ai kerkona nga Gjykata e Tiranes rrezimin e vendimit te marre nga Prokuroria e Tiranes per zgjatjen e hetimeve ndaj tij. Dje avokati i tij mbrojtes, Genc Gjokutaj ka depozituar nje kerkese qe mban numrin 771 dhe me objekt ankimin per zgjatjen e afateve te hetimit. Nepermjet kesaj kerkese mbrojtja kerkon pushimin e vendimit te marre disa dite me pare nga Prokuroria e Tiranes, per zgjatjen e hetimeve ne ngarkim te 34 vjecarit. Kerkesa e depozituar eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Gjin Gjoni. Ky i fundit do te caktoje daten dhe oren qe do te zhvillohet seanca e pare, si dhe do te njoftoje te dyja palet per te qene te pranishme. Nje jave me pare Prokuroria e Tiranes vendosi qe te zgjase per nje muaj hetimet ne ngarkim te 34 vjecarit. Vendimi i marre nga ana e dy prokuroreve te ceshtjes, Dritan Reshka dhe Besnik Cani eshte kundershtuar nga mbrojtja e Fazllic, e cila kerkon edhe rrezimin e tij. Mbrojtja nepermjet kesaj kerkese i drejtohet gjykates per pushimin e hetimeve te nisura nga akuza. Nese gjykata vendos pranimin e kesaj kerkese atehere prokuroria duhet te nderprese veprimet e saj hetimore. Ndersa te gjitha veprimet qe jane kryer pas dates se shtyrjes se afateve te hetimet do te konsiderohen te pavlefshme. Organi i akuzes eshte ne pritje te leter-porosive te derguara ne Qipro dhe Bosnje, per te cilat eshte kerkuar mbi llogarite bankare te ketyre vendeve, te cilat jane perdorur nga kompanite e biznesmenit Fazllic ne transferta te ndryshme parash, nga njeri shtet ne tjetrin dhe ne Shqiperi.


Hetimet ne ngarkim te 34-vjecarit Damir Fazllic, kane nisur nen akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale" me 8 tetor te vitit te kaluar, kur Fazllic kishte mberritur ne vendin tone per te dhene nje interviste. Prokuroria, e cila ishte vene ne dijeni per ardhjen e Fazllic ne Tirane, i dergoi Komisariatit te Rinasit nje ftese, ku i kerkonte paraqitjen e tij ne prokurori per te dhene shpjegime. Por ftesa nuk i mberriti asnjehere ne dore biznesmenit, cka beri qe akuza te urdheronte ndalimin e tij. Urdhri i ndalimit nuk do te ekzekutohet, pasi Fazllic kishte nisur fluturimin e tij me avionin carter. Pas 4 muaj hetimesh, bllokim dhe zhbllokim te pasurive te tij, Fazllic prej dy ditesh ka dhene shpjegimet e tij per aktivitet ne vendin tone, te cilat i ka cilesuar te ligjshme.


Hetimet ne ngarkim te 34-vjecarit nisen pas shitjes se kompanise "Croun Acquisitions", kompani kjo e cila u shit me vleren 1.7 milione euro per llogari te kompanise "Altaria research limited", me seli ne Qipro per te cilen po heton prokuroria, eshte bere me vendim gjykate, vendim ky i marre me daten 9 korrik te vitit te kaluar. Shitja e kompanise eshte pranuar nga gjyqtarja Manjola Doga, me vendimin me nr. 34011/2.


Ina Rama deshtoi me verifikimet e pasurise


Me daten 16 tetor 2008, pas verifikimeve te transaksioneve ne te gjitha bankat e Shqiperise, Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave deklaron se: "Nuk rezulton asnje raport transaksioni te dyshimte ne bazen tone te te dhenave ne emer te Damir Fazllic dhe te personave te tjere fizike apo juridike te listuar ne kerkesen tuaj per informacion". Pas ketij deshtimi per te vertetuar akuzen nga aktiviteti i Fazllic ne Shqiperi, Ina Rama, me qellimin per te mos dale e turperuar dhe e perdorur ne kete histori, tenton te gjeje shpetim jashte Shqiperise. Duke u besuar si e verber perdoruesve te saj, Ina Rama mendoi se ne aktivitetin e shumte te biznesit te tij jashte Shqiperise, do te mund te gjendej nje shkelje qe te shpetonte akuzen e saj. Pas verifikimeve te deritanishme asnje shtet nuk disponon prova apo te dhena se Damir Fazllic apo kompanite e tij, te kene kryer transaksione te dyshimta apo pastrim parash. Me date 19 dhjetor 2008, Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave i raporton Ina Rames se homologet e Zvicres, Serbise, Gjermanise, Kroacise, Malit te Zi e deri tek ata te Gjibraltarit nuk disponojne prova te dyshimit te saj.


30 Dhjetor Gjykata e Tiranes ka zhbllokuar pronat e biznesmenit boshnjako-britanik te vena nen sekuestro nga ana e prokurorise se Tiranes. Gjyqtari i ceshtjes, Artan Broci argumentoi se Fazllic nuk ishte as person ne hetim.


1 Muaj I ka zgjatur hetimet e saj Prokuroria e Tiranes per dosjen "Fazllic". Vendimi i marre nga ana e dy prokuroreve te ceshtjes i eshte komunikuar avokateve mbrojtes te cilet kane kundershtuar vendimin duke bere padi ne gjykate.


Dyshimet


Prokuroria e Tiranes nisi hetimet e saj ne lidhje me 34-vjecarin Damir Fazllic, pas blerjeve te disa pronave nga ana e tij ne vendin tone pa pasur nje aktivitet. Pikerisht prokuroria i referohej blerjeve ne Porto Romano, nderkohe qe shoqerite e themeluara nga Fazllic rezultojne me kapital zero.