Në intervistën dhënë për Top Channel, kreu i PPE-së, Josef Daul, komentoi edhe çështjen “Pango”, të cilën e quajti skandaloze.

Joseph Daul - Duhet që në jetën e një ministri, apo të një vendimarrësi të respektohen disa norma, qoftë edhe në jetën private. Në lidhje me jetën seksuale, nëse është familjare apo tjetër...

TCH - Ai (ministri) kërkonte favore seksuale për të marrë dikë në punë.

Joseph Daul - Ah, kjo është skandaloze! Kjo duhet sanksionuar menjëherë!

TCH - Kjo është ajo që bëri edhe kryeministri në fakt…

Joseph Daul - Po, tamam, unë do të bëja të njëjtën gjë po të isha kryeministër. Kjo s'ka të bëjë fare me partinë, por nëse kam një përgjegjësi të tillë, qoftë edhe në stafin tim apo brenda grupit të partive popullore, nëse ndodh, ju garantoj se nuk do të zgjasë as dy minuta.