11/04/10 20:56



Jetmiri dhe mandi debatojnë për një kohë të gjatë për shprehjen e Mandit gjatë spektaklit dhe bindjet politike. Ndër të tjera Jetmiri gjen momentin dhe ia thotë në sy Mandit se shpeshherë ka bërë ndarjen mes Tiranës dhe krahinave të tjera dhe kryesisht ndaj labërisë dhe Vlorës. Mandi i thotë se ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë ndarje. Jetmiri i thotë se shpesh Mandi i ka thënë shumë batuta Jetmirit duke e quajtur labi dhe këtë ai e ka marrë si tallje ndaj tij personalisht dhe ndaj krahinës nga ai vjen. Mandi ngre zërin dhe i kërkon Jetmirit që ti përmendi një rast ku ai e ka bërë këtë. Jetmiri i thotë se ai ia ka thënë disa herë se atij i ka ngelur mendja vetëm te 97-ta. Mandi gjatë disa debateve ka thënë se në Vlorë peshqit mungojnë ngaqë aty peshkohet me dinamit dhe tritol. Këto dhe shprehjet e tjera për Tiranën janë disa nga gjërat që Jetmirit i janë dukur të qëllimshme nga ana e Mandit. Mandi i thotë se ai ka bërë shaka me të dhe jo me labërinë. Jetmiri duke parë nervozizmin e Mandit i thotë se ai i kërkon falje që ka krijuar një mendim të tillë që Mandi thotë se është i gabuar. Më pas Jetmiri i thotë Mandit se ai kapet me Jetmirin për gjëra të vogla kur realisht nuk ka biseduar nga afër me të dhe si rezultat nuk e njeh sa duhet. Mandi i thotë se ai e njeh Jetmirin po njëlloj që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpi. Jetmiri i kërkon mundësinë Mandit që në ditët në vazhdim të rrinë më pranë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin, por Mandi i thotë se ai nuk e krijon afrimitetin me këdo, por atij do tia japë këtë mundësi. Erioni teksa dëgjon diskutimin e Jetmirit që i kërkon shoqëri mandit dhe refuzimin e argumentuar nga ky i fudit qesh dhe mendon se e gjithë kjo është ironi e përdorur si nga Jetmiri ashtu edhe nga Mandi.




if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));