Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka nisur mbledhjen e sotme me cështje të rëndësishme për shqyrtim, bazuar në rendin e ditës si dhe me një interpelancë me kryebashkiakun Basha për performancën fiskale në Bashkinë e Tiranës, kërkuar kjo nga kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi.



Në hapje të kësaj mbledhje Kryetari i Këshillit, Njazi Kosovrasti kërkoi propozimin për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, shkarkim për të cilin Aldrin Dalipi kërkoi të dijë arsyet.



“Gjonaj ka qenë funksionar politik, apo gjatë viteve të punës së tij ka paraqitur shqetësim që sot na bien në këtë përfundim?”- iu drejtua Dalipi këshilltarëve të maxhorancës.



Përfaqësuesi i LSI-së, në Këshillin Bashkiak, Shezai Rrokaj u shpreh se; “Kërkesa është ligjore, 1/3 e këshilltarëve ka vullnetin për ta kërkuar shkarkimin. Sa për arsyet ato mund të thuhen gjatë diskutimeve, nëse do të ketë të tilla. Futeni në rendin e ditës dhe ua themi arsyet.”- tha ai.



Mazhoranca kërkon një sekretar tjetër në vend të Vladimir Gjonaj dhe për këtë ka depozituar kërkesën për këtë mbledhje të këshillit bashkia me 20 firma të këshilltarëve bashkiakë.

Pas diskutimeve, me 28 vota pro dy pikat e propozuara u futën në rendin e ditës si pika 6 dhe 7-të. Pika e dyte, parashikon dhenine titullin qytetarë nderi per Franko Fratinin.


Pas kësaj këshilltarët socialiste braktisën mbledhjen.

 


Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në fjalën e tij theksoi se nuk pajtohet me situatën që krijuan këshiltarët e PS në mbledhjen e sotme. Basha shtoi se do të bëhet cfarë është e mundur që të sigurohet pjesmarrja e këshilltarëve të PS në mbledhjet e këshillit bashkiak.