Kandidatet presidenciale te Partise Republikane jane perballur me njeri tjetrin ne nje sere debatesh televizive me synimin per ti dhene votuesve nje ide mbi qendrimin e secilit pretendent per ceshtje te rendesishme. Debatet sherbejne per te percjelle mesazhet e kandidateve mbi veten dhe mbi kundershtaret e tyre.


Keta kandidate presidenciale kane nje dashuri te perbashket per Ameriken...


Por jo per njeri tjetrin.


Gjate 15 vjeteve pasi la punen si kryetar i dhomes se perfaqesuesve zoti Gingrich ka tregetuar ndikime politike ne Uashington thote Mitt Romney.


Ai sapo tha te pakten kater gjera qe jane te paverteta. Une nuk dua te humbas kohe me to thote Newt Gingrich.


Nderkohe qe konkurrojne per te marre emerimin e partise pretendentet veshin dorezat e boksit kur hyjne ne ringun e debateve televizive.


Ne garen presidenciale te ketij viti Presidenti Barak Obama nuk ka kundershtare brenda Partise Demokrate. Por ne partine tjeter te rendesishme te Shteteve te Bashkuara ate Republikane fusha eshte e hapur dhe konkurrenca e ashper. Keto debate ne televizionet kombetare jane vendi i pershtatshem ku kandidatet mund te flasin drejtperdrejt me elektoratin per te kerkuar mbeshtetje.


Epoka e debateve presidenciale filloi ne vitin 1976 kur Presidenti Gerald Ford u perball me sfiduesin demokrat Jimmy Carter. Qysh atehere debatet kane qene pjese e zgjedhjeve presidenciale. Por ndryshe nga debatet tradicionale keto nuk jane te ndertuar mbi argumente dhe kunder-argumente. Formati i tyre eshte me teper pyetje-pergjigje duke lejuar edhe nderhyrje te kandidateve te tjere sic shpjegon profesori i Universitetit Georgetown Mark Rom.


Ato kane qene te hapura per te gjithe dhe kandidatet republikane kane mundur te bejne deklaratat e tyre me te mira akuzat e tyre me te medha dhe sulmet me te forta ndaj kundershtareve si nje menyre per te ngritur veten ne anketa.


Nje gabim para kamerave u kushton shtrenjte debatuesve. Pak para se te braktiste garen si kandidat Guvernatori i Teksasit Rick Perry nuk ishte ne gjendje te permendte emrat e tre njesive federale qe premtoi te eliminonte.


Agjencia e trete e qeverise qe une... qe do te hiqja... Arsimi... Tregtia... dhe... Nuk me kujtohet e treta.


Jane nje sere debatesh qe organizohen para se secila parti te zgjedhe kandidatin e saj zyrtar.


Me pas pak para zgjedhjeve te nentorit mbahen tre debate midis kandidateve te emeruar dhe nje midis kandidateve per Zevendes President. Ne vitin 2008 perballe ishin demokrati Barak Obama kunder republikanit John McCain.


Ndryshe nga debatet para emerimeve te partive keto debate nuk organizohen nga rrjetet televizive gazetat apo partite por drejtohen nga Komisioni i pavarur dhe asnjeanes i Debateve Presidenciale.


Struktura e tyre eshte me zyrtare dhe rendesia eshte shume me e madhe sic shpjegon gazetari David Levinthal.


Kur kemi perballe njeri-tjetrit kandidatin demokrat dhe ate republikan kemi te bejme pikerisht me lojen finale. Ne shume raste paraqitja ne ato debate eshte vendimtare per rezultatin e zgjedhjeve.


Nje rast i njohur eshte ai i debateve te vitit 1960 midis demokratit John F. Kennedy dhe republikanit Richard Nixon. Historianet e cilesojne paraqitjen e Kennedy-it ne debatet televizive si nje faktor te rendesishem qe i dha fitoren ne zgjedhje.