Në qytetin e Vlorës është zhvilluar debati i parë i kandidatëve për deputet në këtë qark.


Pjesëmarrës në panelin e debatit kanë qenë kandidatët e pesë partive që garantojnë për zgjedhjet e 25 qershorit, përkatësisht Partia Socialiste, ajo Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partia Libra.


Deputeti aktual nga LSI-ja, Flamur Çelaj dukshëm ka fituar mbështetjen e publikut të pranishëm në sallë.


Oratoria e tij e spikatur, njohja e thellë e problematikave sociale edhe infrastrukturore, e shoqëruar edhe me vizionin për të ardhmen, arriti që të merrte mbështetjen e audiencës prezente në sallë e cila u duartrokit në të gjitha argumentet që ngriti dhe mbrojti. Kandidatët kanë prezantuar pikat programore të tyre.


Vlen të theksohet se Çelaj ka qenë tepër aktiv në sallën e Parlamentit ku ka ngritur çështje të Vlorës dhe është vlerësuar nga Instituti Amerikan i Studimeve Politike si një nga deputetët më aktiv dhe të spikatur në Kuvendin ë Shqipërisë.


/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter