11/11/2010Topalli leter Rucit dhe Nacos per shtyrjen e procesit te miratimit
Kuvendi diskuton sot kerkesen per pezullim deri ne vendimin e Gjykates
Ashtu sic ishte paralajmeruar nje jave ne pare gjate seances parlamentare dekretet e Presidentit per anetare te Gjykates Kushtetuese nuk do te jene ne rendin e seances se sotme. Njoftimin e ka bere vete Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli permes nje letre derguar dy krereve te grupeve parlamentare atij te Partise Socialiste Gramoz Ruci dhe te LSI-se Nasip Naco. Gjithashtu kjo pike diskutimi mungon ne rendin e dites te parashikuara per sot i publikuar ne faqen zyrtare te Kuvendit. Ne fund te listes se punimeve parashikohet shqyrtimi i kerkeses se grupit parlamentar te Partise Demokratike per pezullimin e shqyrtimit ne seance plenare te dekreteve te Presidentit te Republikes deri ne interpretimin e nenit te Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese. Kerkesa e partise me te madhe ne pozite permes kryetarit te grupit parlamentar te saj Astrit Patozi iu depozitua Kryetares se Kuvendit nje jave me pare. Sa u takon kandidaturave te Gjykates Kushtetuese nuk eshte zbardhur ende relacioni i mbledhjes se komisionit. Kur te jete gati raporti do ti sillet seances plenare dhe do te nise diskutimi. Ka nje leter gjithashtu nga kryetari i grupit parlamentar te PD-se qe kerkon qe per shkak te nje kerkese te nje grupi deputetesh drejtuar Gjykates Kushtetuese per disa nene qe lidhen me mandatin e ketyre anetareve te pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Kete vendim do ta marre seanca plenare kur te vije momenti - sqaroi Topalli ne seancen e 4 nentorit. Komisioni i Ligjeve ka miratuar ne fillim te javes procesverbalet per kater kandidatet per Kushtetuesen.
Kerkesa per interpretim
Kerkesa per pezullimin e procedurave per miratimin e kater kandidateve per ne Kushtetuese erdhi si pasoje e kerkeses qe PD-ja i adreson Gjykates Kushtetuese per interpretimin e disa neneve te Kushtetutes qe lidhen me emerimin e anetareve te kesaj gjykate kriteret perzgjedhese te tyre dhe te Gjykates se Larte. Interpretim i tri neneve te Kushtetutes nenit 125 paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 136 paragrafi 1 dhe 5 vetem per gjyqtaret e Gjykates se Larte neni 125 paragrafi 3 - eshte kerkesa e deputeteve te djathte.