Burime nga Gjykata Kushtetuese bëjnë të ditur sot për Ora News se kërkesa e Presidentit Bujar Nishani është administruar në këtë Gjykatë.
Presidenti kërkon intepretimin e nenit 98 të Kushtetutës për emërimin dhe shkarkimin e ministraveit 98 të Kushtetutës për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
Në kërkesën e publikuar mbrëmjen e 20 shkurtit thuhej se Presidenti vlerësonte se mosvotimi në parlament i dekreteve për shkarkimin e Ministrave Cani e Ahmetaj, ka shkaktuar ngërç në funksionimin e institucioneve.
Në kërkesën drejtuar këtij institucioni, Presidenti shprehet se një situatë e tillë pengon vijimin me emërimin e Ministrave Ahmetaj dhe Ekonomi.
Kjo situatë ka krijuar një ngërç, pasi Presidenti nuk ka proceduar me emërimin e dy Ministrave të tjerë, që zëvendësojnë dy Ministrat e shkarkuar. Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi. Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit
Në argumentet e Presidentit kërkohet që Gjykata të thotë fjalën e fundit mbi këtë çështje.
Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekreteve të Presidentit për shkarkimin e Ministrave, ndërkohë që Presidenti ka detyrimin kushtetues të shprehet me dekret për emërimin e dy ministrave të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit brenda afatit 7 ditor.
Mosdekretimi i emërimeve të Ministrave nga ana Presidentit, shkaktoi një përplasje të re mes Qeverisë dhe Presidentit, por këtë herë deri në paralajmërim për shkarkimin e Kryetarit të Shtetit.
Kërkesa e Nishanit për Kushtetuesen
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter