Komisioni parlamentar per marreveshjen e 24 dhjetorit Foto Flor Abazi (1)TIRANË, 14 Shtator/ATSH/.- Mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar për zbatimin e marrëveshjes mazhorancë-opozitë, i njohur ndryshe si komisioni i 'dekriminalizimit,' po vijon të hënën, e shoqëruar me debate mes palëve.

Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i njohu anëtarët me një raport të ardhur nga Komisioni i Venecias, që përfshin rekomandime për çështjen e hartimit të legjislacionit për dekriminalizimin.

Po ashtu, deputetët e opozitës njoftuan dhe për dy nismat ligjvënëse të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për këtë çështje, duke kërkuar nisjen e shqyrtimit të tyre që në mbledhjen e sotme.

Nënkryetari i komisionit, Taulant Balla konfirmoi qëndrimin e maxhorancës për miratimin e një kuadri rregullator ligjor brenda këtij sesioni që t'i japë zgjidhje kësaj çështje. "Por, vijoi ai, maxhoranca jonë nuk mund të pranojë që këtu të miratohet drafti siç ka ardhur nga opozita. Nuk do të gjendet një konsensus për draftin sado të përpiqemi", tha Balla. (vijon)/a.s//m.m/