Gjykata


Gjykata-e-TiranesGjykata e Tiranës ka dënuar me kusht katër punonjëse të maternitetit Nëna Geraldinë, të dyshuara për shpërdorim detyre. Gjatë konkluzioneve, prokuroria kërkoi dënimin e Marije Dobrës, ish-farmaciste në maternitet me 18 muaj burg me kusht, Vitore Zhupës me 18 muaj burg me kusht, Dashuri Kadeshos, ish-kryemami me 12 muaj burg me kusht dhe të Lirie Shehaj, ish-kryeinfermiere me 12 muaj burg me kusht. Këto shtetase kanë falsifikuar blloqet e hyrje-daljeve të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme spitalore, duke shkaktuar një dëm financiar për spitalin, e cila është provuar në shumën e mbi 700 mijë lekëve të reja. Hetimi ka provuar gjithashtu se në farmacinë e spitalit janë gjendur në mënyrë të kundërligjshme medikamente të skaduara që në vitin 2008, por që në fletë-hyrje është bërë si datë skadence viti 2010. Gjithsesi, nuk provohet që këto medikamente të skaduara të jenë përdorur te pacientët. Por provohet që sasia e këtyre ilaçeve të skaduara është përdorur për të mbuluar abuzimin financiar me medikamente të tjera, të cilat janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe për përfitim monetar nga ana e të pandehurave.


 


Ky shkrim Dënohen me kusht katër punonjëse të maternitetit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.