dapDepartamenti i Administratës Publike ka publikuar numrin e vendeve të lira të punës në Administratë shtetërore, proces i cili ishte pezulluar deri në plotësimin e ligjit të ri për nëpunësin civil me aktet e duhura nënligjore.


Të interesuarit do të duhet të aplikojnë në faqen online të Departamentit të Administratës Publike. Në fazën e parë bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kritereve të përgjitshme, ndërsa në fazën e dytë kandidati vlerësohet nëpërmjet testimit me shkrim dhe me gojë nga komiteti përzgjedhës, i përbërë nga ekspertë, përfaqësues institucionesh dhe nga DAP.


Departamenti i Administratës Publike ka verifikuar çdo dosje të punonjësve, që gjeti në vendin e punës me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për nëpunësin civil, në lidhje me përputhshmërinë me vendin e punës.


Departamenti i Administratës shtetërore ka hartuar 4 udhëzime, që lidhen me detajimin e procedurave për masat disiplinore, për transferimin e punonjësve në rast ristrukturimi, për hartimin e përshkrimeve të vendit të punës dhe për procesin e rekrutimit në shërbimin civil.


17 gusht 2014 (gazeta-Shqip.com)


 


Ky shkrim Departamenti i Administratës Publike publikon vendet e reja të punës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.