Ditën e sotme u regjistrua protesta e radhës e opozitës së bashkuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa në Kuvend u betuan 4 tradhtarë të LSI-së, të cilët zëvendësuan deputetët që lanë mandatet.


Pasi bënë betimin, deputetët e rinj kanë marrë edhe detyrat e tyre në Komisionet Parlamentare.


Konferenca e Kryetarëve  vendosi që deputeti, i njohur si rapsodi apo këngëtari, Ylli Shehu të caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.


Deputeti Enver Roshi është caktuar anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.


Ndërsa deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.


Deputeti Edmond Rrushi u caktua anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.