Deputët socialistë betohen në seancën plenare, pas 6 muajsh mungesë në Parlament. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përshëndetur hyrjen e socialistëve në Kuvend, dhe më pas ka lexuar emrat e 64 deputetëve për formulën e betimit. Më herët opozita deklaroi se socialistet do te hyjne ne Kuvend per te dale serish ne pak minuta. Pak
ore para seances parlamentare deputete socialiste vendosen qe Gramoz
Ruci te lexoje ne kuvend dy projektligje qe parashikojne hetim te
pakufizuar te zgjedhjeve. “Ne hyjmë në parlament për të mos dalë, por
edhe për të mos qëndruar nëse nuk garantohet transparenca e plotë e
zgjedhjeve. Dhe nëse kjo nuk zgjidhet nëpërmjet dy drafteve, nëpërmjet
miratimit të kësaj kërkese të PS-së, ne nuk mund të rrimë në Parlament
mbi kutitë e mbyllura” tha Dokle.






Grupi i deputeteve socialiste nuk ka nje kryetar te zgjedhur dhe deputetet nuk diskutuan per shpërndarjen neper komisionet parlamentare.



Ndryshe nga mbledhja e nje dite me pare deputetet socialiste nuk ishin ne sherr mes njeri tjetrit. Përkundrazi shume prej deputeteve te rinj socialiste dolen te qeshur nga mbledhja. Si per ironi, burime prane parlamentit bejne te ditur se ne rast se deputetet socialiste nuk qendrojne ne kuvend ata nuk do te paguhen, vecse per diten e sotme. Nese Fatos Nano nuk shkonte ne kuvend, por paguhej kjo ndodhte per shkak te statusit te tij te veçante si ish kryeminister arsyetoi atehere kuvendi.



Nderkohe aleatet e socialisteve te investuar per 6 muaj ne ndihme te bojkotit nuk jane entuziaste per hyrjen ne kuvend. I pyetur ne telefon Skender Gjinushi tha se hyrja ne kuvend e socialisteve i ngjan nje personi te zhytur ne uje qe del ne pak sekonda per te marre fryme dhe zhytet perseri ne uje.



Ne anen tjeter Paskal Milo i druhet tradhtise se Partise se madhe Socialiste. “Në rast se gradualisht do të zbehet lufta për transparencën e procesit zgjedhor përmes mënyrave dhe mjeteve nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe metodat parlamentare, atëherë do të kemi të bëjmë me një të ashtuquajtur tradhëti për interesat e elektoratit socialist dhe për kauzat socialiste” tha Milo.



Dorian Kodra





Azhornuar së fundi ( e enjte , 25 shkurt 2010 )










< I mëparshmi