Sipas tij Partia Drejtësi dhe Unitet do të ketë prioritet çështjen çame.

“Partia për Drejtësi dhe Unitet synon të veprojë si parti e pozicionuar në mbrojtje të interesave kombëtarë, të zgjidhjes së çështjes kombëtare, në veçanti të çështjes çame. Në grupin nismëtar të saj bëjnë pjesë dy deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, si dhe një grup intelektualësh, qytetarësh nga Shqipëria apo me banim jashtë vendit”, thuhej në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot.

Idrizi ka deklaruar gjithashtu se kjo parti do të jetë e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që e mbështesin atë, ndërsa jashtë këtij bashkëpunimi nuk do të mbetet as parti tjetër e çamëve, Partia Drejtësi dhe Integrim.