arsenalDerbi i Londrës është i Arsenalit. Përfundon 3-0 për skuadrën e Wenger ndeshja e madhe e fundjavës europiane, topcinjtë hakmerren ndaj Chelseat skuadrës që ju ishte kthyer në makth këto sezonet e fundit me një fitore të bujshme, duke i shkatërruar blutë brenda pjesës së parë në Emirates Stadium. Për Antonio Conten është disfata e dytë vërtet e rëndë në kampionat, pas asaj ndaj Liverpool.


Edhe një herë ajo që tradhëtoi Conten ishte mbrojtja, pasi Cahill në minutën e 11 të takimit me një gafë të bujshme i dhuroi topin Aleksis Sanchez me kilianin që falënderon dhe finalizon në mënyrë perfekte për golin e avantazhit.


Goli i 47 i Alexis Sanchez në prezencën e tij të 100-të me Arsenalin, ka shënuar vetëm një më pak se ikona Thiery Henry në 100 ndeshjet e tij të para kiliani. Gol që shokon blutë dhe Arsenalit ju deshën vetëm tre minuta për të shënuar sërish, me linjën e pozicionit jashtë loje të mbrojtjes që është e gabuar topcinjtë e kanë të lehte të nxjerrin Ëalcot para porte për golin e 2-0.


Lë shenjë edhe walcot ne ndeshjen e tij të 350 me Arsenalin, Chelsea u përpoq të reagonte me Willian që goditi jashtë portë në minutën e 21 dhe Eden Hazard pa goditjen e tij të bllokohej në të 24, por poshtërimi i bluve u kompletua pesë minuta para fundit të pjesës së parë me Mesut Ozil që me një goditje të bukur kaloi topin pas Thibaut Courtois. Në pjesën e dytë Chelsea e kishte të vështirë të godiste portën e Petr Chech, Diego Kosta dhe Theo Walcot pati një rast të mirë në të 69 pas asistit të Alex Iwobi por Courtois shpëtoi Chelsean nga një gol pothuajse i sigurt, në të 84 batshëuai deshtoi në misionin për të shënuar golin e flamurit për blutë dhe gjithcka u mbyll 3-0, Tifozët e Arsenalit kanë të drejtë të festojnë ,aspi nuk fitonin një ndeshje ndaj Chelseat që nga tetori i 2011, ndërsa Arsen Wenger feston ashtu sic duhet përvjetorin e mbretërimit të tij 20 vjecar në krye të topcinjve.