Denis Dedej


Pas kthimi te projektbuxhetit te bashkise se Tiranes per vitin 2009, nga prefekti Ruzhdi Keci, brenda javes se ardhshme pritet mbledhja e kryetareve te grupeve te keshilltareve, per te percaktuar diten e mbledhjes se keshillit bashkiak. Kryetari i keshillit bashkiak, Sokol Dervishaj, i kontaktuar dje nga "KJ", ka deklaruar se brenda javes se ardhshme do therrase mbledhjen e kryetareve te Keshillit Bashkiak dhe me pas do te percaktohet dhe dita e mbledhjes se Keshillit. "Procedurat qe do te ndiqen do te jene sipas ligjeve qe percaktohen per te tilla raste. Se shpejti do te therras nje mbledhje te kryetareve te Keshillit Bashkiak, per te diskutuar mbi arsyetimin qe eshte bere nga prefekti i Tiranes Ruzhdi Keci, per mos firmosjen e buxhet dhe per te percaktuar nje date, per mbledhjen e ketij Keshilli", sqaroi proceduren qe do te ndiqet, Dervishaj. Ai thekson se procedurat per projektbuxhetin, do te vazhdojne serish nen drejtimin e tij, pasi kontestimet qe ai i kishte bere draftit u vertetuan dhe nga prefekti. "Une jam terhequr nga ai proces, ne nje moment kur me akuzuan si i politizuar, nderkohe qe vendimi i prefektit verifikoi saktesisht te gjithe kontestimet apo verejtjet qe une kisha, ne lidhje me kete proces, te cilat nuk ishin aspak politike, por ishin te gjitha kontestime qe kane te bejne me ligjin dhe me proceduren", u shpreh kryetari i Keshillit Bashkiak te kryeqytetit, njeheresh perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim. Ai thekson se ne baze te ligjit, Keshilli Bashkiak duhet te mblidhet per te diskutuar. "Keshilli ka detyrimin ligjor per t'u mbledhur, keshtu qe une nuk besoj qe Keshilli nuk do te mblidhet", shpjegoi proceduren Dervishaj. Nga ana tjeter, nenkryetari i keshillit bashkiak te Tiranes, Petraq Simo, ka deklaruar dje se kthimi i projektbuxhetit te bashkise nga prefekti i kryeqytetit, eshte nje veprim politik i pambeshtetur ne ligj. "Prefekti Keci, nuk mund te pezulloje buxheti dhe Keshilli nuk do ta marre serish ne shqyrtim ate, pasi buxhetin e Tiranes e konsideroj te miratuar", reagoi Sino ndaj mosmiratimit te buxhetit nga ana e prefektit Ruzhdi Keci. Nderkaq, paraditen e djeshme, per vendimin e prefektit te Tiranes, per te mos firmosur buxhetin e Tiranes per vitin 2009, ka reaguar administrata e bashkise se kryeqytetit. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, e ka cilesuar mosfirmosjen e draftit si nje vendim politik. "Sali Berisha nga njera ane dhe Iliri me Moniken nga ana tjeter, nuk duan ta leshojne qytetin e marre peng per muaj me radhe, duke u mohuar njerezve rruget, shkollat, cerdhet e te gjitha sherbimet e ketij viti,vetem e vetem qe te perfitojne politikisht, nga merzia e njerezve", reagoi Shalsi. Sipas tij, Sali Berisha qe hiqet si i djathte dhe Iliri e Monika qe hiqen si te majte, jane dy ane te se njejtes medalje, te politikes se vjeter qe flet per interesat e njerezve dhe mbron vetem interesat e veta. Ndersa prefekti Ruzhdi Keci, pas vendimit te tij per te mos firmosur draftin, ka deklaruar se vendimi i tij nuk eshte i lidhur me politiken, por ka te beje me shkeljen e 5 neneve "Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore".