Pasuria

Anëtari i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj, i hetuar dhe gjykuar në arrati për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale në Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka rezultuar i “varfër” ekonomikisht. Megjithëse prej katër vjetësh është shpallur në kërkim, drejtësia shqiptare vazhdon të verifikojë lidhjet e Plaurent Dervishajt me botën e krimit dhe me asetet që mund të zotëronte me prejardhje kriminale. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Antimafie”, prokuroria i ka kërkuar bankave të niveleve të dyta dhe të gjitha zyrave të regjistrimit të pronave të paluajtshme informacione për asetet financiare që mund të zotëronte një prej krerëve të bandave të Durrësit, i akuzuar për disa vrasje nga viti 1997-2005 dhe i cilësuar si krahu i djathtë i Lulzim Berishës. Pas ardhjes së përgjigjeve, ai ka rezultuar i “varfër”.








#