Relatori i Partisë Socialiste, Besnik Dervishi, deklaron se projektligji për administratën gjyqësore ka probleme në dhënien e kompetencave.

Sipas Dervishit, ky projekt i jep 10 kompetenca ministrit të Drejtësisë dhe asnjë kryetarit të Gjykatës së Lartë.

"Projektligji për administratën gjyqësore rëndon pozicionin e kreut të Gjykatës. Urojmë që shumica të marrë në konsideratë propozimet tona për draftin", u shpreh Dervishi.

Sipas tij, shumica duhet të presë propozimet e KLD-së, EURALIUs dhe Dhomës së Avokatisë për këtë projektligj të rëndësishëm.