FrrokuDëshmia e oficerit belg te policisë gjyqësore Steven Van Deneste, mund te fundose ish-deputetin Kristian Demokrat Mark Frroku. I thirrur nga Prokuroria, zyrtari i larte i policisë se Brukselit, ishte vete këtë te marte ne Gjykatën e Tiranës, për te dëshmuar mbi hetimin e tij per vrasjen Aleksandër Kurtit ne Belgjike, 17 vjet me pare. Ai shoqërohej nga forcat speciale te policisë.


Ne dosjen e policisë belge tregohet se autori i krimit është edhe ish-deputeti Mark Frroku. Por keto te dhëna prokuroria kërkon qe ti bëhen te ditura Gjykatës nga vete hetuesi i çështjes. Pjesë e hetimit në cilësinë e dëshmitarit te thirrur nga Prokuroria, ishte edhe qytetari belg, Josef Overdeen. Për arsye sigurie, seanca gjyqësore u zhvillua me dyert të mbyllura.


Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e Mark Frrokut vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij. Mbi ish-deputetin rëndojnë 4 akuza. Akuza e parë, ajo e vrasjes, lidhet me ekzekutimin me thike te Aleksandër Kurtit. Sipas palës belge, ai u qellua pranë nje stacioni treni nga Frroku dhe 3 bashkëpunëtorë te tij, pas konfliktit per kontrollin e nje rrjeti prostitucioni. Akuza e dytë është ajo e evazionit fiskal, raporton VizionPlus.


Prokuroria thotë se Frroku nuk justifikon dot pasurinë prej më shumë se 2 milionë dollarësh. E treta eshte akuza per trafik droge, pasi ne vitin 2002 Frroku është dënuar ne mungese ne Holande me tre vjet burg per trafik droge. Por Mark Frroku duhet te përgjigjet edhe per nje ndërtim ne Tirane, qe konsiderohet pa leje.