Tirane- Me debate eshte shtyre serish seanca gjyqesore ne ngarkim te 16 te pandehurve te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit". Mospercaktimi i sakte i semundjes se te pandehurit Kujtim Buna, si dhe moskryerja e analizave nga ana e spitalit te burgut, ka sjelle dje reagime te ashpra, te mbrojtesve te tij. "Nje person i paraburgosur nuk do te thote qe duhet te qendroje ne qeli, por ndaj tij duhet te kryhen te gjitha sherbimet mjekesore. Klienti im, disa dite me pare ka bere vetem nje skaner ne rruge private, sepse aq leke kishte me vete. Nderkohe qe duhet te beje analizat e plota per te percaktuar nga se vuan. Kerkoj qe gjykata ta shtroje ate ne spital ku edhe t'i kryhen te gjitha analizat, klientit tim", ka deklaruar dje avokati Petraq Semani. Ne shkresen e derguar ne gjykaten e krimeve te renda percaktohej se skaneri qe i eshte nen shkruar i pandehuri Kujtim Buna percaktonte se ai ishte mire nga gjendja shendetesore. Gjykata vendosi dje te rrezoje pretendimin e mbrojtjes, ndersa ka shtyre procesin per ne daten 5 mars. Te pandehurit e ketij procesi jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Ata akuzohen per vepra te ndryshme penale te ndodhura pas vitit 1997, sidomos ne qytetin e Durresit.