1. Skena teatrale qe perfundoi pastaj me aprovimin e Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per Kosoven beri nje prerje te roleve ne trekendeshin BE-Serbi-Kosove prerje qe mund te jete simbolike per muajt e vitet qe vijne.
Personazhi i pare Serbia ishte serish ne qender te vemendjes me kerkese qe nga salla te largohen perfaqesuesit e Kosoves. Personazhi i dyte BE-ja ishte e befasuar me iniciativen e radhes se Serbise. Personazhi i trete Kosova ishte duke vezhguar tere kete ngjarje nga vendet e rezervuara per vezhgues.
Inskenimi teatral do te vazhdonte pas aprovimit te rezolutes po ashtu. Nje tekst rezolute qe u shpjegon personave qe nuk jane me te mitur se dialogu eshte nje gje e mire pernjehere u shnderrua ne fitore te madhe. Per Serbine per BE-ne dhe per Kosoven.
Pare nga kendi deklarativ te gjithe paten arsye te shpallin fitore. Serbia ngaqe kishte arritur te ndertonte se bashku me BE-ne nje tekst te cilin mund ta interpretonte si vazhdim te negociatave per statusin e Kosoves. BE-ja ngaqe e kishte detyruar Serbine qe te dakordoje me te tekstin e rezolutes me cgje ceshtja e Kosoves largohet nga OKB-ja dhe hyn ne rrafshin politik europian. Kosova ngase kishte deshtuar perpjekja e Serbise per te miratuar nje rezolute antikosovare.
2. Ky inskenim teatral megjithate ka per personazhet ende tekst gezimi e brenge. Nga aspekti taktik Serbia arriti nje fitore te pashpallur duke e nderruar diskursin pas mendimit te GJND-se. Anipse vete e kishte kerkuar mendimin dhe ky ishte krejtesisht i qarte dhe ne disfavor te Serbise Beogradi zyrtar perdori ofensiven me draft-rezoluten per te terhequr vemendjen nga permbajtja e mendimit. Dhe kete e beri me sukses ajo qe do te duhej te ishte ofensive diplomatike e Kosoves per te perdorur mendimin e GJND-se per njohje te pavaresise se Kosoves nga vendet e Botes se Trete u shnderrua ne nje ofensive te perkrahesve perendimore te pavaresise se Kosoves per te bllokuar iniciativen e re te Serbise.
Nga aspekti strategjik megjithate Beogradi ka arsye te brengoset. Me dramen rreth rezolutes Serbia per here te pare u terhoq nga nje politike qe do te mbeshtetej te Bota e Trete te painkuadruarit apo shtetet e fuqishme qe jane kunder pavaresise se Kosoves dhe do ta shpinte ceshtjen e Kosoves me doren e vet prej OKB-se ne BE. Me kete raporti mes Kosoves dhe Serbise do te kushtezohet shume me pak nga Rezoluta 1244 e shume me teper nga procesi i integrimit ne BE. Ne udhekryqin Managua-Bruksel Serbia eshte sot me afer perzgjedhjes se rrugetimit drejt Brukselit e kjo do te thote edhe sjellje perkatese.
BE-ja po ashtu shenoi nje fitore te veten te pashpallur. Pas miratimit te Traktatit te Lisbones i cili i jep kompetenca shtese Komisionit Europian ne Ceshtje te Politikes se Jashtme Baronesha Ashton arriti qe te bashkoje mendimin e 27 vendeve anetare kunder draft-rezolutes serbe. Por edhe kjo fitore taktike ka kokedhembjen e vet te madhe perpara. BE-ja me tekstin qe dakordoi me Serbine arriti tek emertuesi me i ulet i perbashket dialogu eshte gje e mire e nje platforme e ketille veshtire qe mund te mbaje uje per cfaredo procesi serioz dialogu mes Kosoves dhe Serbise. Per Kosoven nuk ka ndonje relevance fitorja taktike e Brukselit por definimi i Kosoves si pale e barabarte ne kete dialog e kjo nenkupton qe Kosova duhet te njihet si pale kontraktuese ne procesin integrues europian.
3. Kosova eshte ne nje situate te vecante ku i gezohet cdo gjeje. Duke qene vezhguese e ngjarjeve rreth vetes fitore quhet cdo gje posacerisht ngase vjen si fryt i mundit te huaj apo pse mund te perdoren shume mire ne tregun e brendshem politik. E ketille ishte edhe ceshtja e qendrimit te krereve shteterore ne sallen e Asamblese. Ajo mori dimensionin e nje fitore morale te Kosoves por ne thelb as ishte fryt i punes se Kosoves e as kishte ndonje peshe vendimi rezoluta do te kalonte me apo pranine e tyre as qe do te pyeteshin per te.
Kjo gjendje megjithate duhet ta brengose Kosoven. Procesi i dialogut me Serbine me rolin lehtesues te BE-se eshte nje sfide e gjate me shume te panjohura. Se pari ngase Kosova nuk ka politikeberje ne kete drejtim e se dyti ngase roli lehtesues i BE-se nuk eshte i fiksuar. Ky rol i cili fillon nga pika me e ulet e emertuesit te perbashket do te ndertohet per cdo dite ne balancen e shteteve te BE-se gjegjesisht te balances mes BE-se dhe Serbise. Kosova e papergatitur shume shpejt mund te gjendet nen trysnine e nje procesi negociator ku interesi i fundit ne tavoline eshte ai i Kosoves.
4. Dy te panjohura do te trajtohen ne javet ne vijim. E para eshte korniza e dialogut cka eshte ajo qe duhet ta ule Prishtinen e Beogradin ne nje tavoline te siguruar nga Brukseli
E dyta eshte korniza kohore sa do te zgjase ky proces si do ti definohet fundi cili eshte matesi kohor i suksesit te tij
Dhe keshtu fillojne negociatat.