Tirane 15 tetor NOA/ Milena Selimi - Po
tentojne ne nje gjini te gjate te artit koreografik. Gerd Vaso dhe Enada Hoxha
te kudondodhur ne spektaklet televizive dhe shfaqjet e TKOB-se me koreografite
e tyre prezantohen perpara publikut per here te pare ne gjinine e baletit.



Dhimbje dhe dashuri do te jete premiera e baletit
bazuar ne jeten dhe krijimtarine e Shopen-it e cila do te shfaqet ne TKOB ne
daten 16 17 tetor.





Dhimbje dhe dashuri sjell ne Teatrin
Kombetar te Operes dhe Baletit boten mondane dhe sallonet parisiene. Nje jete e
fuqishme artistike dhe nje vuajtje shpirterore e shtypur nga realiteti dhe
semundja-duket se keto jane dy boshtet kryesore ku koreografet kane ngritur libretin e baletit te tyre. Koreografet
ngrene nje paralele te fuqishme mes potencialit artistik te kompozitorit dhe
vetmise e trishtimit te tij qe
shkaktohet nga fatet e vendit revolucioni ne Poloni.



Me nje fryme kontemporane te levizjeve
skenike koreografet konceptojne dhe premtojne
baletin qe krijohet nga Muzika e madhe qe inspiron ne cdo tingull
levizje.



Solistet Odeta Dishnica Ledia Sulaj Rovena
Shqevi Loreta Bala Jonida Onuzi Dion Gjinika Evis Nallbani Fatjon Lito Elona Nallbani dhe trupa e baletit do te
interpretojne ne muziken e veprave te Frederik Shopenit me kostumet e Ardi
Asllanit ndersa skenografia eshte realizuar nga Taulant Pustina.



Baleti shfaqet me mbeshtetjen e Ministrise se
Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ambasades se Polonise dhe ambasades se
Frances ne Vitin muzikor Shopenian.



n.e/NOA