Nese do ti kerkoje cdo gazetari apo ndjekesi te fushatave elektorale te ketyre 20 viteve cili eshte konstatimi i pare per fushaten elektorale te 8 majit pa u menduar gjate do te thoshte DHUNA.




Si asnjehere ne historine e ketyre 20 viteve ne te gjitha fushatat elektorale qe nga ajo e 31 marsit e deri me sot nuk ka pasur kaq dhune dhe kaq nervozizem nga pushteti ndaj opozites. Edhe ne zgjedhjet e 26 majit kjo u demonstrua vetem disa ore para dite dhe ne javen e fundit te fushates por jo qysh pa nisur ende.




Kurre ne asnje fushate elektorale kandidatet e opozites nuk jane sulmuar me plumba dhe tritol si ne kete fushate dhe kurre ndonje here media nuk ka bere sikur nuk e shikon kete dhune sic po ben tani. Bile dhe kur ka qene e detyruar te heshti nuk ka qene aq e paturp sa te thote kjo eshte nje fushate pozitive. Kjo dhune kullon gjak urrejtje dhe panik elektoral. Prej tyre nuk di te buroje asgje pozitive.




Kete konstatim thelbesor per kete fushate e ndane dje publikisht dhe tri figura te rendesishme qe jane te denuar te kujdesen per zgjedhjet ne Shqiperi Presidenti i Republikes ambasadori i OSBE-se dhe ambasadori i SHBA-ve. Te tre bashke nga Vlora bashkuan thirrjet kunder dhunes dhe uljes se tensionit.




Asnjehere ne fushatat e ketyre 20 viteve nuk ka qene dashur nje thirrje e tille per qetesi sa po ndjehet nevoja ne kete fushate.

Por me shqetesuese se vete dhuna eshte perpjekja per ta maskuar ate cka tregon se kjo dhune eshte e planifikuar. Kryeministri Berisha vazhdon te flase per fushate pozitive nderkohe qe kandidatet rivale te tij po gdhihen me shtepi te permbysura nga dinamiti dhe media qe nuk transmeton kasetat e tij po bojkotohet me dhune.




Retorika e fushates pozitive duket se eshte menduar gjate si alibi e dhunes se pergatitur dhe nese vazhdohet me keto ritme zor se kjo fushate shpeton pa deshmoret e saj.




Dhuna ka prodhuar dhe po vazhdon te prodhoje dhe nje fushate te zbehte te shumices ne Tirane. Lulezim Basha eshte praktikisht kandidati i padukshem qe shetit i vetmuar rrugeve te Tiranes. Nese flet me njerez te strukturave te PD-se apo mbeshtetes te tyre perse nuk e ndjekin nga pas Bashen ose se paku pse e lene vetem me nje tufe njerezish qe skane lidhje me PD-ne te gjithe ta arsyetojne se ai i ka marre masat.




Me kete nenkuptojne se ai ka importuar votues ne Tirane se ka bere karta false se po paguan militante te PS-se me nga 100 euro duke u marre karten peng qe te mos votojne se do blejne komisionere etj.




E gjithe kjo ju siguroj qe nuk eshte e vertete. Nuk dua te mbroj Lulezim Bashen se nuk ka deshire ti beje keto por e di qe eshte i paafte per ti bere te gjitha. Por kjo ka pak rendesi. Rendesi ka qe ne mentalitetin e partise ne pushtet mungesa reale e nje fushate elektorale prej Bashes po justifikohet me dhunen me hilet me skenaret e rrembimit te votave dhe gjera te tjera qe skane lidhje me fushaten elektorale.




Lulezim Basha eshte kthyer ne nje kandidat ilustrues i fushates pra qe thjesht duhet te ilustroje idene qe ai beri fushate dhe shkoi ne gare. Logjika e perdorimit te dhunes ka krijuar mitin e fitores brenda PD dhe aty te gjithe presin qe dikush qe ata nuk e njohin ti rregulloje keto pune dhe ata te fitojne.




Por dhuna ka prodhuar dhe nje reaksion tek opozita. Jo vetem ne Tirane por dhe ne disa zona te tjera si Kamza Pogradeci apo Korca dhuna po rrezikon ballafaqime serioze. Opozita ne Kamez po perballet me nje situate para-demokratike ku luftohet sikur do te vendoset pluralizmi dhe jo sikur do te konkurrohet.




Nje klan i korruptuar i shumices ne Bashkine e Kamzes te cilet vetem per te pritur pese here Sali Berishen kane shpenzuar keto kater vjet 200 milione lek te vjetra po harxhojne miliona per te mbajtur njerezit nen terror. Kjo ka rritur theksin polik te fushates jo vetem ne Kamez por ne gjithe Shqiperine.




Ideja se pushteti mbahet me dhune dhe blihet me lek po e ben me politike fushaten dhe me te frikshme pasojat e dhunes per shumicen. Une nuk di sa mund te tremben njerezit ne Kamez nga dhuna e pushtetit por nuk kam pare kurre aq shume njerez te irrituar nga dhuna sa pashe te dielen ne mitingun e opozites ne Kamez te cilet turfullonin ndaj Mezatit qe u ka ndersyer Berisha.




shte pikerisht konstatimi se kjo eshte fushata me e dhunshme e historise pluraliste te Shqiperise ajo qe na ben te besojme se duke qene dhuna e para ne kete fushate pushteti ka zhdukur identitetet e kandidateve te vet. Kudo ku ka dhune njerezit kujtojne ke ka varre dhe ke ka vjedhur kandidati dhe jo cfare do te beje ai qofte ky Mezat si i Kamzes apo i tredhur si ky i Tiranes.