Kriza e pergjithshme qe ka kapur Greqine pas vrasjes nga policia te nje adoleshenti grek 15 vjecar, eshte rezultat i nje prove qe policia e shtetit fqinj e ka dhene here pas here kryesisht ndaj emigranteve.

E ndersa dhuna e ushtruar nga policia greke ndaj emigranteve eshte shoqeruar me protesta sporadike, rasti i fundit ku kjo dhune u pasua me vdekjen e nje shtetasi grek po trondit gjithe shtetin helen.

Por provat gjenerale te dhunes policia greke duket se i ka ushtruar ndaj emigraneteve shqiptare apo ndaj atyre qe kane tentuar te kalojne kufirin per te marre statusin e emigrantit.

Por kulmi arriti pas publikimit te nje videoje ku dy policie greke ushtrojne dhune barbare ndaj dy minoreneve shqiptare.

Ajo qe po ndodh sot ne Greqi eshte majisja e nje plage te shkaktuar nder vite. Keto jane vetem raste te dhunes ndaj emigraneteve tane, per te cilat reagimi qytetar ka qene i vaket ose ka munguar, ne Athine apo dhe Tirane.

U desh qe dhuna te merrte jeten e nje shtetasi grek qe Greqia te tronditej. Permasa e krizes ne shtetin fqinj qe mund te perkufizohet si 1997-a e Greqise, ne fakt ka dale jashte cdo reagimi qytetar ne nje vend demokratik, por kjo eshte pasoja, shkaku ka vite qe ekziston.

Dhuna e policise greke ndaj emigranteve shqiptare ne fakt ka tronditur vetem marredheniet mes dy vendeve. Ai qe humbi jeten nga dhuna e policise ishte grek dhe tashme eshte Greqia qe po tronditet.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code