Tiranë – Organizata e Shoqërisë Civile ka protestuar sot para kryeministrisë për ndalimin e dhunës ndaj grave. Shkak i këtij tubimi ka qenë ngjarja para pak ditësh ku dy grav janë vrarë nga bashkëshortët e tyre brenda një dite.


Të pranishëm përveç përfaqsuesve të shoqatës kanë qenë pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, Gazetarisë dhe studentë të këtyre fakulteteve. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë Aurela Anastasi është shprehur se vetëm përgjatë vitit 2011 kanë humbur jetën 17 gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Në emër të jetëve të humbura të nënave dhe bashkëshortëve ju bëjmë thirrje shoqërisë shqiptare të ngrejë zërin dhe forcën e opinionit të saj kundër kësaj plage që shkakton dhuna barbare në të gjithë shoqërinë tonë. Është detyra e institucioneve kompetente të tregojnë vëmendjen e duhur për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës në familje – tha ajo


Në vazhdim Anastasi ka deklaruar se mungesa e ndëshkimeve nga organet penale për dhunën në familje është faktori kyç që çon në të tilla ngjarje. I kërkojmë Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë të vendosin një vepër penale të posaçme në Kodin Penal që të dënojë dhunën sistematike që shkel dinjitetin dhe personalitetin e grave dhe fëmijëve vazhdoi pedagogia.


Ndërsa pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi ka thënë se ky problem është bërë mjaft shqetësues dhe përveç kësaj organizate, egzistojnë dhe 21 organizata të tjera në shqipëri për mbrojtjen e grave nga dhuna.


Ndryshe nga protestat e tjera politike që jemi mësuar të shohim para kryeministrisë, ku ka pasur mijra persona, në këtë protestë interesi ka qenë shumë i pakët dhe ka pasur disa dhjetra femra.


/ Kliti Topalli / IDEA/


 



protesta
protesta
protesta
protesta
protesta



Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligjbërje, Wollfarth: Nevojitet përfaqësim më i madh i grave

  2. Protesta vdekjeprurëse, shpërthen dhuna në Jemen

  3. Divorcet, revolta e grave kundër burrave