Nga Sali Berisha*


Kryeminister


Dhuna ne familje eshte nje nga problemet me te dhimbshme, por edhe per nje problem te mprehte per shoqerine shqiptare. Ajo eshte forma me e shemtuar e dhunes; eshte forma me cnjerezore; eshte, fatkeqesisht ne shume aspekte, forma me e fshehur per shkak te vendit ku ajo ushtrohet. Dhuna ne familje prek grate, femijet, te moshuarit dhe ne kete kontekst do te thosha se ajo perben nje krim dhe nje turp te vertete shoqeror. Ne Shqiperi dhuna ne familje eshte nje problem realisht serioz. Pesha e krimit familjar dhe e vrasjeve eshte bere shume problematike. Perqindja e tyre, ne krahasim me krimin tjeter, eshte shume me e larte dhe e papranueshme. Dhuna ne familje nuk ka marre pergjigjen e duhur shoqerore dhe zyrtare. Perpjekjet per kete jane bere. Eshte perpiluar nje strategji kombetare kunder dhunes ne familje; eshte miratuar nje ligj i rendesishem per qendrimin ndaj dhunes ne familje; po krijohen dhe funksionojne qendra per riaftesimin, trajtimin psikologjik dhe riintegrimin, por prape nuk kemi nje opinion te fuqishem shoqeror kunder saj; nuk kemi nje promovim te qendrimit te prere te shoqerise kunder saj; nuk kemi edhe ligjet per denimin me te rrepte ndaj saj. E kunderta eshte e vertete. Ne qofte se behet statistika e denimeve per rastet e dhunes ne familje, aty gjen zbutjen e pamerituar, gjen minimumet e pamerituara. Ndaj, eshte e domosdoshme qe ceshtjen e dhunes ne familje ta bejme nje ceshtje te madhe. Nuk duhet te kemi ndrojtje. Ajo nuk mund te luftohet as duke e fshehur dhe as duke e zvogeluar. Dhuna ne familje, dhuna ndaj gruas, ka ne baze nje diskriminim shekullor te trasheguar gjinor. Kjo eshte e verteta. Asnje forme diskriminimi nuk mund te luftohet ne rast se nuk konsiderohet ne te gjithe permasen qe eshte.


***


Dhuna ne familje ka shkaqet e saj. Zbutja e problemeve sociale eshte nje nga rruget e parandalimit te saj. Skamja eshte nena e te gjithe te keqijave. Ne kete kontekst jane bere perpjekje te medha per nje qendrim, per nje stof social te ri ne shoqerine shqiptare. Keto perpjekje duhet te vazhdojne. Perpjekjet teresore nuk duhet te perjashtojne ne asnje rast qendrimet specifike ndaj grupeve te caktuara. Shoqeria ne teresi duhet te ndeshkoje, te percmoje, te perbuze modelin e dhunes ne familje. Ky eshte nje kusht per cdo shoqeri te qyteteruar. Familja, bashkeshortja, nuk eshte as skllave dhe as placke, perkundrazi eshte nje personalitet kryesor i familjes me rolin e saj. Ndaj, shpresoj qe kjo konference te sherbej si thirrje e ndergjegjes per shoqerine shqiptare, per institucionet e ketij vendi, per te nisur realisht nje kapitull te ri ne luften per parandalimin e saj, ne luften per trajtimin dhe per ndeshkimin e saj.


* Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen kombetare me teme "Ne mund te ndalojme dhunen ne familje", organizuar nga ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta