Psikologji


Këshillat e ekspertëve për të menaxhuar një situatë apo atmosferë të dhunshme, që të vegjëlve mund tu krijojë shumë ankth, pasi fëmijët kuptojnë më shumë nga sa e imagjinoni


 



Dhuna
Dhuna 5
Dhuna 4
Dhuna

Mos mendoni asnjëherë se nëse shtireni sikur nuk po ndodh asgjë, është më mirë. E pamundur që fëmijët të mos e kuptojnë se për çfarë flasin prindërit apo se çfarë shohin në TV. Më mirë të flisni sa më parë të mundeni dhe dëgjojini fëmijët.


Shpjegimin se si të përballoni me fëmijët bisedën mbi atentatet e ndodhura pak ditë më parë në Paris, por edhe momente të ngjashme dhune dhe për mënyrën se si ato paraqiten në mënyrë dramatike në media të ndryshme, është Antonella Costantino, presidentja e Shoqatës së Neuropsikiatrisë së Fëmijërisë dhe Adoleshencës, që na e tregon.


Ajo u drejton disa këshilla nënave dhe baballarëve, për të shmangur ndaj fëmijëve ekspozimin e tyre ndaj mesazheve të vazhdueshme të ankthit. Së pari, shpjegon ajo për ANSA-n, nuk është mirë që të shtireni për asgjë. Fëmijët kuptojnë më shumë nga sa ju mund të mendoni. Ata i ndiejnë emocionet dhe frikën që në ajër. Pra, në këtë mënyrë, ata duhet të shoqërohen në këtë kuptueshmëri. Vetëm të folurit është i rëndësishëm për të zvogëluar ndjenjën e ankthit.


Por më parë, përpara se të flisni, është më mirë të dëgjoni. Më shumë sesa të jepni menjëherë një shpjegim, gjeni mënyrën për ta nisur atë: dëgjoni se çfarë imagjinojnë, çfarë perceptojnë fëmijët rreth situatave të fundit që kanë prekur të gjithë opinionin botëror.


Për ta bërë këtë, në përgjithësi mjafton një koment, një gjë e përgjithshme, për shembull çfarë gjëje e keqe!.


Është një mënyrë për të bërë të kuptueshme se mund të flitet më tej. Fëmijët mund të ndihen menjëherë të “autorizuar” për të folur. Në të kundërt, nëse fëmijët kuptojnë se të rriturit nuk duan të flasin, ata mbyllen në vetvete.


Padyshim se çdo shpjegim duhet thelluar në bazë të moshës, por në përgjithësi, është e rëndësishme të risiguroni, pa u shtirur se gjithçka shkon mirë.


Mesazhi që i ndihmon fëmijët, shton ekspertja, është fraza: E gjitha kjo që po ndodh nuk është e pavërtetë, por gjithçka është nën kontroll, dhe jo ti shpjegoni se po bëhet gjithçka për të zvogëluar rrezikun.


Është mirë që të mësojnë se është një pjesë e jetës, të cilën ne nuk e kontrollojmë dot, edhe pse mund të reagojmë për të reduktuar rrezikun.


Ti flisni për tragjedinë e ndodhur ose për rrezikun e atentateve të mundshme, nuk do të thotë se duhet ti mbingarkoni fëmijët me imazhe dhe lajme.


Është e pamundur të ndryshoni kanal në mes të një raportimi, sepse kjo do të kishte efektin e kundërt, por më mirë të shmangni ekspozimin e tyre ndaj imazheve të përgjakshme dhe të mos flisni përgjatë gjithë ditës për këto ngjarje.


Në imagjinatën e tyre, frikat mund të marrin përmasa të pakontrolluara, duke u transformuar në mendime obsesive dhe ankthe gjatë natës. Në këtë rast, nëse shihni probleme të mëdha te fëmijët tuaj, atëherë drejtohuni një specialisti.


Në fund, edhe pse ky është një mesazh që më së shumti duhet ta kuptojnë të rriturit, mos bini në kurthin se janë gjithë të mirat nga një anë dhe të këqijat në një anë tjetër dhe, mbi të gjitha, bëni kujdes ndaj përgjithësimeve që janë gjithnjë të gabuara.


Reziku, përfundon Antonella Costantino, është të arrini në mesazhin se i huaji ose i ndryshmi, mund të jetë i keq. Nëse veproni kështu, ju do ti krijoni fëmijës suaj fobi ndaj personave që i rrethojnë


N.A.


Ky shkrim Dhuna, si t’ua shpjegojmë drejt fëmijëve? u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.