Nuk ka dhunë vetëm në Kosovë apo Shqipëri, por edhe në vendlindjen e futbollit, në Angli.

Kjo fundjavë pati dy përleshje tifozësh të cilat për fat nuk sollën viktima.

Të dielën, tifozët u përleshën pas derbit mes Njukasëllit dhe Sandërlendit, fituar 3-0 nga skuadra mike, ndërsa të shtunën, trazira pati në Londër në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.

Policia shmangu më të keqen, ndërsa në Angli kujtojnë vitet e zymtë 70-të dhe 80-të kur dhuna e tifozëve arriti nivele alarmante.