Kingsley Coman në telashe. Sulmuesi i Bajerni të Mynihut është vënë nën arrest nga ana e policisë, pas akuzave nga ish-dashura e tij, se 21 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Pasi është arrestuar, Coman është shoqëruar për në ambjentet e komisariatit ka kaluar disa orë në qelitë paraburgimit.
Mediat franceze raportojnë se sulmuesi më pas është lënë i lirë, por mbi të tashmë rëndon akuza për dhunim banese dhe ndaj personit.
Ish e dashura e Coman, është shoqëruar për në spital nga ku ka marrë mjekimin e nevojshëm si dhe do ti duhet të qëndrojë në regjim shtrati për 8 ditë.
21-vjeçari do të përballet me akuzat në muajin shtator në dyert e gjykatës. Situatë e vështirë kjo për Kingsley Coman, i cili rrezikon dënimin me burg ose masën administrative gjobë.
27 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)