Se fundmi diskutohet shume per menyren me te mire ne kryerjen e dialogut e po shume here keto diskutime perfundojne ne debate e keto debate kerkojne nje dialog tjeter qe nga ana e tij ankohet se nuk eshte debatuar.Fjalori perkufizon dialog - bashkebisedimin midis dy o me shume personash shkembim idesh o opinionesh midis tyre. Sokrati dhe Platoni e zgjodhen si e vetmja metode e vertete filozofike qe zhvishte shpirtin nga paragjykimet e siperfaqshme duke e drejtuar ne kryerjen e asaj cka eshte e duhur dhe e drejte. Po te njihemi do ta dime ndoshta se cila eshte kura me e mire per ne por po te mos njihemi ndoshta nuk do ta dime kurre - shkruan Platoni e na kujton se edukimi i shpirtit arrihet vetem me ane te dialogut filozofik. Te njohim veten e te tjeret ngjarjet rrjedhen e tyre mund te na ndihmoje per te pasur nje dialog korrekt.
Debati po sipas fjalorit eshte rrahje mendimesh ceshtjesh te rendesishme por dialogu eshte shume i ndryshem nga ajo qe pergjithesisht quajme diskutim i nje debati. Ky i fundit normalisht kryhet midis personave te lidhur me ide opinione ideologji besime fetare sisteme politike qe kane kendveshtrimet e tyre te linjezuara mire e qe kerkojne te bindin njeri-tjetrin duke mbrojtur secili kete kendshikim. Me debate te tilla po lodhemi cdo dite.Takimet debatuese jane shkembime bindjesh dialektike te ndryshme e te cfaredo lloji fetar politik ideologjik stimulojne njohurite idete e perfundojne me moskryerjen e qellimit o se vertetes. Dialogu eshte mosditja pjesemarresit e tij nuk e njohin te verteten e jane te paduruar per ta mesuar. Ata nuk kerkojne te bindin reciprokisht njeri-tjetrin e nuk garojne mes tyre pasi nuk identifikohen ne asnje kendshikim. Dialoguesit ndodhen ulur ne nje tavoline e perballe tyre qendron e verteta.
Jane besimet idete opinionet kendshikimet tona qe na ndajne e largojne te verteten. Po ti leme menjane mund te nisim e te eksplorojme tek njeri-tjetri ashtu sic dy miq thellesisht te interesuar ne prekjen e cdo argumenti deri ne gjetjen e ngjashmerie ne kuptimin e gjerave. E verteta qellimi arrihet me ane te eksplorimit te pyetjes e jo ne nje pergjigje te pamendueshme e dhene nga nje mendje debatuese qe nuk e ka kuptuar e thelluar ceshtjen ku eshte perfshire cka nuk sjell asnje vlere per te verteten. Nje mendje dialoguese nuk eshte ambicioze nuk garon me te tjeret nuk kerkon kenaqesi fame lavdi ajo nuk kerkon nje pergjigje verbale thjesht bashkejeton me pyetjet per te kuptuar e mirekuptuar.
Se fundmi diskutohet shume per menyren me te mire ne kryerjen e dialogut e po shume here keto diskutime perfundojne ne debate e keto debate kerkojne nje dialog tjeter qe nga ana e tij ankohet se nuk eshte dialoguar. E po te ndjekim kete linje mund te kalojme gjithe jeten me nje mendje debatuese qe na mbush me idete e opinionin e boteshikimin qe ajo perfaqeson na drejton tek e verteta por nuk na con ne realizimin e saj. Marrja e nje pozicioni nisur nga bindja politike fetare o ideologjike con vetem ne ndarje qe sa me shume kerkon te bind te tjeret aq me shume e thellon ate.
Mendja dialoguese nuk eshte ne rivalitet nuk eshte ne kontradikte nuk eshte e etur nga deshira per te qene e para e per tu vene emrin gjerave nuk i bashkengjitet fanatikisht nje besimi o ideje e mbi te gjitha nuk gjykon mbi bazen e asaj cka i pelqen o jo. Nje mendje e tille cdo pervoje cdo diskutim cdo ide o fjale te re e kthen ne burim te thelluar studimi. Pyetje-pergjigjet ndertojne dialogun e thjeshtesisht na bejme ta njohim njeri-tjetrin. Pergjigje-pyetjet e nje debati qe nuk njohin rregullat e nje dialogu po thjeshtesisht na ndajne nga njeri-tjetri.Nje mendje qe tejkalon kufijte e koshiences nisur nga nje mirekuptim i thelle e i paanshem nga nje vizion i gjere e i urte ka vetedijen se ekziston dicka tjeter po aq e rendesishme qe tejkalon mendime besimet e tua te cfaredo lloji qofshin.Nje mendje ndryshe e pershkruan mjaft mire Platoni Tragjedia e vertete e jetes eshte kur njeriu ka frike nga drita e kjo e fundit sa vjen e shuhet nga takimet debatuese.