Ballkani është zemra e Evropës e si i tillë nuk duhet të zhgënjejë popujt pavarësisht nga "vrimat" në reforma - diku nga një tranzicion i tejzgjatur e diku nga era e barutit të fundluftës se nacionalizmit tipik ballkanik.

Dihet qartazi se nacionalizmi i sëmurë serb orientohet nga Moska, si kundërpërgjigje e ndërhyrjes së NATO-s kundër genocidit millosheviqian. Nëse Evropa pret deri sa të rregullojë problemet e brendshme popujt do të zhgënjehen e raportet si dhe arritjet e paqes në Ballkan do të rrezikohen.


Ballkani është pjesë e Evropës e s'ka pse bëhet viktimë e mosmiratimit të Traktatit të Lisbonës.