Këngëtarja Celine Dion, është në pritje të lajmit nëse është shtatzëne apo jo. Celine, e cila ka një djalë nëntë vjeçar Rene-Charles me burrin e saj Rene Angelil , tha se dëshirojnë ta zgjerojnë familjen e tyre.
“Ne jemi në pritje të lajmit dhe jemi duke shpresuar që është lajm i mirë, sepse ne vërtet e dëshirojmë edhe një fëmijë”, tha Celine.
Ajo tha se nuk do të nxjerr asnjë informacion deri sa të jetë e sigurt për lajmin.
“Unë do të pres tre muaj para se të jap ndonjë lajm, sepse të jetosh në një botë të showbizit nuk është edhe aq lehtë, çdo gjë që thua ajo përhapet menjëherë”, tha Celine.