Reagimi i Universitetit Kristal


Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti Kristal dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.


Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.


Në Universitetin Kristal aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj.- përfundon reagimi i Universiteti Kristal,