OSBE nen presion per te hartuar nje raport pozitiv mbi zgjedhjet ne Shqiperi. Keshtu shkruan sot portali Balkan Insight i cili i referohet nje zyrtari te misionit te OSBE/ODIHR i cili ne kushte anonimati shprehet se dy ambasadore te vendeve perendimore kane kerkuar qe raporti mbi zgjedhjet te embelsohet pak me qellim ruajtjen e stabilitetit ne vend.




Ata nuk duan qe ne te shkruajme ate qe shikojme- shkruan Balkan Insight ndersa i referohet nje vezhguesi te misionit te ODIHR.




Zyrtari i zyres se ODIHR thote se diplomatet ne Tirane mendojne se raporti i ODIHR per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2009 ka qene shume negativ duke i dhene te drejte opozites te kundershtoje rezultatin.




Misioni i ODIHR ne Shqiperi shkruan me tej Balkan Insight filloi me 29 mars dhe perbehet nga 15 eksperte nderkombetar me seli ne Tirane ndersa 24 vezhgues afatgjate do te vendosen ne te gjithe vendin.




Pervec kesaj ODIHR ka kerkuar dhe 400 vezhgues afatshkurter per te monitoruar procedurat ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numerimit. Misioni kryesohet nga Jonathan Stonestreet i cili ka drejtuar disa misione te ODIHR vitet e fundit.




Zgjedhjet e 8 majit jane pare si nje prove kyce per demokracine ne Shqiperi pas protestave te dhunshme anti-qeveritare me 21 janar qe la te vdekur kater protestues ndersa nxiti nje debat te ashper midis pozites dhe opozites.