ANGLI- Premier Liga angleze është rihapur sërish, pas disfatës 3-1 të Mançesterit në “Anfield Road” ndaj Liverpulit. Të udhëhequr nga Dirk Kajt, të kuqtë e Keni Daglish i kanë shkaktuar humbjen e tretë sezonale ekipit të Ferguson. Sulmuesi holandez realizoi një tripletë, ndërkohë që goli i vetëm për Junajtid mban firmën e Hernandez në minutat shtesë. Goli i parë erdhi në minutën e 34-t dhe merita më e madhe i takon Luis Suarez, që pasi shmang tre mbrojtës, shërben për Kajt dhe ky i fundit realizon. Kalojnë vetëm 5 minuta dhe holandezi shënon golin e dytë, edhe këtë herë pas krosit të Suarez. Pjesa e parë mbyllet me një sherr dhe disa momente tensioni. Në minutën e 64-të, Kajt vulos fitoren, ndërsa Hernandez shënon golin e flamurit në fund.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)