Padyshim keni dëgjuar të flitet për shumë mite të ndryshme, por mbase jo edhe për ato të cilat kanë të bëjnë me prezervativin! Informacioni më poshtë është një shërbesë interesante për të gjithë ju që nuk i pëlqeni gënjeshtrat…


Legjendat


e-bene-usare-un-lubrificante

e-meglio-indossarne-due

giantcondom

dv2174030

non-servono-per-il-sesso-orale

si-rompono-facilmente


Prezervativi është metoda kontraceptive më e përhapur mes të rinjve, sepse nuk ka nevojë për vizita dhe as receta mjekësore për t’u blerë (ndryshe nga pilulat). Ai është praktik, i lehtë për t’u përdorur dhe mbi të gjitha është i vetmi që ju mbron nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Si çdo gjë në botë edhe për prezervativin qarkullojnë shumë mite false, të cilat duhen korrigjuar. Në mënyrë specifike nuk është absolutisht e vërtetë që prezervativi e bën raportin më të keq, sepse pakëson ndjeshmërinë, apo se ata që janë alergjikë ndaj lateksit ose kanë përmasa super të mëdha nuk mund ta vendosin. Në të njëjtën mënyrë është e gabuar të thuash se të vendosësh dy prezervativë është më mirë sesa të vendosësh vetëm një. Këto dhe shumë gënjeshtra në lidhje me profilaktikët mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.


1. Mbajtja e prezervativit është përgjegjësi e mashkullit


Është absolutisht e gabuar të besosh se vetëm djemtë janë përgjegjës për të mbajtur prezervativ, sepse edhe vajzat duhet të kontribuojnë për të përjetuar një seksualitet të shëndetshëm.


2-Mbajtja e një prezervativi të shndërron në një femër të lehtë


Kjo është një idiotësi e vërtetë. Përkundrazi, të mbash prezervativ të bën një vajzë të matur dhe përgjegjëse.


3-Ata që kanë organ gjenital të madh nuk duhet ta përdorin


Në treg ekzistojnë lloje të ndryshme prezervativësh të menduar posaçërisht për prerjet XL.


4-Është mirë të përdorësh një lubrifikant


Prezervativët janë normalisht të pasur me lubrifikantë, kështu që nuk është e nevojshme të shtoni edhe një të tillë.


5-Është efikas në 100% të rasteve


Sipas statistikave, prezervativi është efikas për 98 gra në 100, por natyrisht hyn në lojë edhe të diturit e përdorimit. Nëse e shponi, e vendosni keq, ose nëse e vendosni pasi raporti ka filluar, nuk vlen.


6-Është mirë të vendosni dy


Nuk është absolutisht e nevojshme. Një prezervativ i vendosur në mënyrën e duhur është më se i mjaftueshëm.


7-Seksi nuk është i kënaqshëm kur përdor prezervativ


Është e gabuar dhe është justifikimi që përdorin djemtë për të bindur vajzat që të mos i përdorin. Nëse keni probleme me ndjeshmërinë, mjafton të merrni ata që janë super të butë.


8-Nuk shërbejnë për seksin oral


Përmes seksit oral mund të transmetohen sëmundjet seksualisht të transmetuese SST, kështu që prezervativin duhet ta vendosni patjetër.


9-Nëse jeni alergjik ndaj lateksit nuk mund ta përdorni


Ekzistojnë prezervativë me poliuretan, që funksionojnë gjithashtu shumë mirë.


10-Çahen lehtësisht


Nëse vendosen në mënyrën e duhur, prezervativët nuk çahen lehtë, përveçse nëse i kapni me thonj të gjatë ose me objekte me majë.


Prezervativët, ja si të bëni një zgjedhje të duhur


Tentimi për të gjetur një prezervativ na pëlqen. Kjo vjen pasi ju të keni përdorur apo provuar disa marka derisa të keni gjetur atë që ju përshtatet. Provoni të vizitoni një dyqan me lodra seksi, i cili do tju lejojë të blini prezervativë. Nuk ka gjatësi standarde për ta. Prezervativët janë prodhuar me madhësi të ndryshme, si gjatësi dhe gjerësi, disa mund të mos jenë në dispozicion në vende të caktuara. Megjithatë, prezervativët e bërë prej gome natyrale gjithmonë janë të përshtatshëm. Emrat e markave janë të ndryshme në secilin vend. Mos i besoni shkrimit në paketën e prezervativit. Një markë e kondomit “XL” mund të ketë të njëjtën madhësi si ato të “M”. Një prej markave më të mira është “Durex” që ofrohet në disa parametra.


 


Ky shkrim Disa gënjeshtra për prezervativin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.