Viti 2001 pervecse ishte nje vit elektoral, ishte viti kur lindi logoja qe ne pak muaj do te fiksonte te gjithe shqiptaret para ekranit.

Viti 2001 ishte viti kur lindi Top Channel. Pas muajsh te tere pune intensive, filloi te ngrihej struktura, programet, stafi.

Orkestra harmonioze kishte ne krye nje dirigjent te lindur, nje njeri qe kishte enderruar revolucionin mediatik qe ne adoleshencen e tij, personin qe krijoi te paren radio alternative, moderne dhe avangarde ne vend, Top Albania Radion.

Dritan hoxha, ne ate kohe vetem 32 vjec, filloi realizimin e endrres se tij te madhe, televizionit te vetem shqiptar, qe do te arrinte ne pak vite te konkuronte ne audiencen shqiptare, me televizionet e huaja me te zhvilluara, si ato italiane, angleze, gjermane e greke.

Top Channel shume shpejt shnderrohet me shume se thjesht nje alternative informimi dhe argetimi. Kanali me i dashur i shqiptareve, behet i tille se pertej logos moderne, dukshem ravijezohej karakteri kombetar, krenaria shqiptare, dhimbja dhe kujdesi per Kosoven.

Dhe me lindjen e DigitAlb nga logo e Top Channel, breza te tere emigrantesh hapen dritaren e madhe te edukimit ne gjuhen shqipe te femijeve te tyre, te rritur larg atdheut.

Ne shtate vjet, Top Channel ka fituar tashme konkurencen mediatike. Gara e tij me e madhe eshte me veten, me programet e saj influencuese, ne jeten sociale, ekonomike, politike te vendit dhe ne zhvillimet e medha dhe historike te rajonit.

Top Channel dhe dirigjenti i tij i talentuar, Tani, prej disa vitesh tashme ishin dhe jane duke kryer nje mision. Te cojne se bashku deri ne fund endrren e shqiptareve per t’u ndare nga e shkuara dhe per te pare nga e ardhmja.

Top Channel nuk eshte vetem dritarja e asaj qe ndodh sot me shqiptaret, por edhe pasqyra magjike e asaj cka Shqiperia duhet te jete neser, ne vendin e saj te merituar ne boten perendimore dhe familjen europiane.

Nje Shqiperi ne  avangarde dhe progresiste, nje vend qe nxiton me marshin e peste te fitoje kohen e humbur, jo per faj te saj, por per faj te disa proceseve historike, ku beme pjese pa dashjen tone. Ky mision vazhdon edhe sot, megjithese fizikisht Tani i Topit nuk eshte mes nesh.

Ne shtate vjetorin e tij, qindra punonjesit e Top Medias, familjaret e tyre, miqte dhe dashamiresit, tifozet e shumte, por edhe kritiket e pakte, duhet ti themi te gjithe se bashku atij, faleminderit. Faleminderit, se pas shume vitesh monotonie dhe mungese vlerash, me ne fund shqiptaret kane se me cfare te krenohen dhe te tregojne.

 











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code