174 mln plus


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur të tejkalojë planin e rritur të të ardhurave edhe për muajin janar. Përmes një njoftimi zyrtar, doganat bënë të ditur se gjatë këtij muaji, kanë arkëtuar 9 miliardë e 174 milionë lekë të ardhura, nga 9 miliardë që ishte plani i vendosur prej qeverisë. Sipas doganave, tejkalimi me 2 për qind i planit vjen pavarësisht impaktit që prodhoi në muajin dhjetor paketa e re fiskale, ku pati një rritje të fortë të zhdoganimeve për karburantet dhe cigaret. Zyrtarët e doganave thonë se të njëjtin trend presin edhe për muajt e ardhshëm në mbledhjen e të ardhurave.


Ky shkrim Doganat: Tejkaluam planin edhe për janarin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.