/ /






Ai dhe Sardian Sulejmani dy te pandehurit e bandes se Durresit akuzojne Adriatik Colin te penduarin dhe bashkepunetorin e drejtesise se ka kryer vrasjen e Ilir Koldashit ne tetor te vitit 2005 ne Tirane. Te pakten keshtu kishin pohuar te pandehurit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani teksa ishin pyetur ne prokurori mbi ngjarjen ne nje pub prane hotel Sheraton ku u vra Ilir Koldashi dhe u plagos Kujtim Buna. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te te akuzuarve si anetare te bandes se Durresit tek Krimet e Renda gjykata u njoh me deklarimet e dhena nga disa prej te pandehurve ne vitin 2005 dhe 2006. Ndryshe nga cpretenduan ne seancen e fundit ku dhane pelqim per tu pyetur rreth akuzave dje te pandehurit e bandes se Durresit preferuan te mos pyeten. Nuk jap pelqim per tu pyetur u shprehen ata njeri pas tjetrit. Ne vijim gjykata



pranoi kerkesen e prokurorise per leximin e deklarimeve te dhena nga te pandehurit ne hetime paraprake.
DOKLE
Ne nje deklarim te nentorit 2005 ne cilesine e personit nen hetim Endrit Dokle kishte pohuar se ai vete nuk e kishte pare se kush qelloi mbi Ilir Koldashin. Referuar deklarimit te lexuar ne seance naten e ngjarjes i pandehuri Dokle kishte shkuar ne pub se bashku me Adriatik Colin Sardian Sulejmanin dhe Kujtim Bunen. Ata kishin qendruar per nje fare kohe ne ambientet e pub-it ku kishin konsumuar edhe pije alkoolike. Pasi kishim pak qe qendronim aty ne hyrje te lokalit pashe nga larg Kujtim Bunen i cili po debatonte me Ilir Koldashin. Nuk arrija ti degjoja fjalet pasi kishte shume zhurme ne ambient. Po afrohesha drejt tyre kur pashe qe Kujtimi po perleshej me Ilir Koldashin. Degjova nje krisme. Pastaj degjova edhe te tjera thuhej ne deklarim. Ne vijim pohohej se per shkak te situates kaotike te krijuar Dokle ishte larguar duke mos pare njeri. Me vone me mori Tiku Adriatik Coli ne telefon. Ai me kerkoi te takoheshim dhe me tha per ngjarjen. Me tha se kishte qelluar Ilir Koldashin. Kishte pare edhe Kujtimin te gjakosur ishte shprehur Dokle para prokuroreve. Po sipas deklarimit me pas Dokle ishte takuar me te pandehurin Coli ne shtepine e ketij te fundit. Une i thashe te dorezohet por ai tha qe kam frike kishte pohuar Dokle. Po dje gjykata administroi edhe nje tjeter procesverbal deklarimesh te Endrid Dokles te shkurtit 2006 ku ai ishte pyetur per te njejtat fakte.

Sardian Sulejmani


Gjykata per Krimet e Renda u njoh dje me dy deklarime te te pandehurit Sardian Sulejmani te dhena ne vitin 2005 dhe 2006 po per ngjarjen ku u vra Ilir Koldashi. Ne nje prej deklarimeve Sulejmani pohonte se kishte degjuar krisma por se nuk kishte pare kush kishte qelluar. Ndersa ne tjetrin ai pohonte se Pashe qe ai burri i gjate e kapi Kujtimin nga supet dhe po zihej me te. Adriatiku qelloi me pistolete ne drejtim te ketij personit. Ne deklarime Sulejmani pohonte se ai ishte larguar nga pub-i bashke me Kujtim Bunen i cili ishte plagosur ne ngjarje.



Armand Bajrami