Ironia kreu i fraksionit te Bandes se Durresit mohon njohjen me te pandehurit e tjere por edhe miqesine me Klod Saliun




Nje numer i madh tentativash per te vrare Lulzim Berishen shuma te konsiderueshme te ofruara per ate qe do te ishte i gatshem dhe i sigurt se do ta kryente atentatin dhe pavaresisht te gjithave ketyre episodeve te dokumentuara nga akuza Indrit Dokle deklaroi dje ne gjyq se nuk e ka njohur si person kreun e fraksionit tjeter te Bandes se Durresit. Ne procesin gjyqesor qe po zhvillohet ndaj Bujar Gashit nje prej anetareve te Bandes se Durresit i thirrur nga mbrojtja per te deshmuar Dokle ka deklaruar para gjykates se nuk e njihte Lul Berishen dhe se per here te pare e ka pare pas arrestimit ne ambientet e paraburgimit 313 ne kryeqytet. Nuk e kam njohur me pare Lul Berishen per here te pare e kam pare ne ambientet e paraburgimit te 313-a pas arrestimit - ka deklaruar ne sallen e gjyqit Dokle.


Gjithashtu ai mohoi te njihte edhe pjesetare te tjere te bandes rivale madje se njihte mire edhe Klodian Saliun per vrasjen e te cilit u perpoq te merrte hak ndaj Lul Berishes. Nuk mbaj mend te kem ndenjur ne banesen e Saliut mund edhe te jete arrestuar nuk mbaj mend por nuk kam pasur ndonje miqesi te madhe me te. E njoh edhe ate si durrsak - u shpreh Dokle per viktimen Klodian Saliu. Por miqesia e koheve te fundit per nje qellim te vetem te gjithe kunder te penduarit Coli solli edhe shuarjen e mosmarreveshjeve te bandes se ndare ne dy pjese dhe per pasoje deshmi ne favor te njeri-tjetrit. Per nje pjese te ngjarjeve Dokle deklaroi se nuk dinte gje ishte femije atehere dhe disa djem i njihte si djem durrsake.


Por ka deklaruar se ne ate periudhe ka njohur edhe te penduarin Adriatik Coli i cili punonte si kamerier ne nje lokal qe e kishte nje shoku i tyre. Ndersa lidhur me viktimen Dritan Disha Dokle u shpreh se nuk e njihte fare dhe se emrin per here te pare ia ka degjuar ne proces. Po te njejtat pergjigje ka dhene per gjykaten dhe mbrojtjen edhe i pandehuri Indrit Taullau ne statusin e deshmitarit ne seancen e djeshme i cili ka deklaruar se ne ate kohe Dokle ka qene femije dhe nuk kane pasur shoqeri te madhe. E njihte vetem si djale lagjeje nderkohe qe shoqeroheshin ndonjehere edhe pse kishin diference moshe. Ai deklaroi se Lul Berishen e njihte si durrsak pershendeteshin ndonjehere por nuk kishin shoqeri mes tyre. Po keshtu edhe Bujar Gashin se e njihte si cun lagjeje. Lidhur me te penduarin e Bandes se Durresit Taullau deklaroi Colin nuk e kam njohur me pare emrin ia kam pare ne gazete. Dy bashketepandehurit ne procesin e Bandes se Durresit jane thirrur per te deshmuar nga pala mbrojtese e Bujar Gashit me qellim per te provuar nje ngjarje per te cilen akuzohet kjo bande ne kohen kur ekzistonin ende bashke.