Dokle Sulejmani e Hoxhosmani kane dhene deshmi per vrasjen e bodigarit te PAB-it. Kur dosja u mor nga Krimet e Renda ata kycen gojen





Prokuroria vendosi te lexonte deklarimet e dhena ne prokurori per tre nga te akuzuarit





TIRAN- Adriatik Coli me tha se e kishte qelluar Ilir Koldashin te PUB-i prane stadiumit Qemal Stafa ndersa une i thashe shko dorezohu ndersa ai kishte frike. Kjo eshte nje pjese nga rrefimi i Endrit Dokles ne lidhje me biseden me te penduarin e bandes se Durresit Adriatik Coli.





Sipas deklarimit te Dokles ne Prokurorine e Krimeve te Renda mesnaten e 29 tetorit 2005 ai i kishte sugjeruar Colit dorezimin vetem pak momente pasi ai kishte qelluar per vdekje Ilir Koldashin. Nje fakt i tille eshte bere i njohur dje gjate seances gjyqesore te te pandehurve te Bandes se Durresit ku ishte parashikuar pyetja e te pandehurve nga prokuroria.





Disa nga te akuzuarit refuzuan te pyeten nga prokurori mes te cileve ishin Endrit Dokle Sardjan Sulejmani dhe Elvin Hoxhosmani. Keta dhe te tjere te pandehur refuzuan ti pergjigjen prokurorise cka beri qe prokurori i ceshtjes Anton Martini ti kerkoje gjykates leximin e procesverbaleve te pyetjes se Dokles Sulejmanit dhe Hoxhosmanit gjate hetimit.





Per shkak se te pandehurit Endrit Dokle Sardjan Sulejmani dhe Elvin Hoxhosmani refuzojne ti pergjigjen pyetjeve te prokurorise kerkojme nga gjykata te lejoje leximin e procesverbaleve te marrjes ne pyetje te tyre gjate hetimit nga Prokuroria e Tiranes.





Ata jane pyetur pas arrestimit vetem pak dite pas vrasjes se Ilir Koldashit- tha prokurori Martini. Kerkesa e tij u pranua ndersa nisi leximin e procesverbaleve te marrjes ne pyetje te tyre qe i perkasin nentorit 2005. Ishim ne banese kur erdhi Kujtim Buna i nervozuar pasi ishte zene me nje badigard roje te nje PUB-i prane stadiumit Qemal Stafa. Shkuam aty dhe pame nga nje distance e larget Kujtim Bunen duke debatuar me Ilir Koldashin. Kete e njihja se ishte kuksian.





Me pas ata nisen te perlesheshin fizikisht ndersa ndaluan nga krismat e armes. U largova qe aty dhe me vone takova Adriatik Colin qe me tha se kishte qelluar Koldashin.





I thashe te dorezohej. Ai mu pergjigj kam frike- mesohet te kete deklaruar Dokle ne prokurori ne lidhje me ngjarjen. Me pas prokurori lexoi procesverbalin e pyetjes se Sardjan Sulejmanit i cili gjithashtu ka qene i pranishem ne vrasjen e Koldashit.





Sipas deklarimeve te tij ne prokurori ai tregonte se si kishte ikur nga vendngjarja me Kujtim Bunen e plagosur. Pas debatit mes Bunes e Koldashit Coli qelloi me pistolete duke u plagosur edhe Buna. Bashke me te u largova dhe ne rrugen e Elbasanit prane Ambasades Amerikane na kapi policia -pati deklaruar Sulejmani ne prokurori. Ky fakt konfirmoi edhe deklarimet e Elvin Hoxhosmanit.





Deklarimet e Dokles Sulejmanit dhe Hoxhosmanit ishin dhene ne disa procesverbale te ndryshme por ne ndonje rast kishte kontradikta ne deklarimet e tyre. Ne momentin qe dosja i kaloi Prokurorise per Krime te Renda te pandehurit refuzuan te flasin per akuzat.