Deshmitari Me telefonoi nje vajze tha se ishte motra e Endritit

Ne seancen e 142 te gjykimit te bandes se Durresit deshmitaret e akuzes kane treguar me detaje ekzekutime te kryera nga kjo organizate kriminale duke sjelle edhe peshtjellim ne salle. Disa prej te pandehurve kane reaguar menjehere sapo Fatmir Nukaj banor i qytetit te Durresit se si dhe kujt ia kishte dhene me qira banesen e tij dhe garazhin poshte saj ku u gjet i vrare me arme zjarri Avni Gashi. Deshmia e Nukajt ka sjelle edhe perplasjen mes prokuroreve dhe te pandehurve ku me i zjarrti ne kete reagim ishte Endrit Dokle i cili nuk ishte dakord me deshmine apo dhe me pyetjet qe i benin prokuroret deshmitarit. Pasi situata u be edhe me konfliktuale trupi gjykues vendosi te nxjerre perjashta te pandehurin Endrit Dokle.


Nukaj tha dje ne seance se per te dhene me qira pronat e sipercituara te tij kishte nxjerre nje njoftim ne gazete. Sipas tij nuk kishte vonuar dhe ishte telefonuar nga nje vajze me mbiemrin Dokle se ciles nuk ia kishte mesuar emrin. Vajza me tha se donte ta merrte banesen me qira pasi ne te do jetonin dy vellezerit e saj deklaroi Fatmir Nukaj.


Deshmitari shpjegoi se kontraten e qirase e kishte bere me Adriatik Colin dhe te afermit e tij ndersa me pas per ta takuar kishte ardhur edhe Dokle. Per cdo muaj qiramarresit duhet qe te me paguanin 300 euro vijoi Nukaj i cili i beri me dije gjykates se pas dorezimit te baneses kane ardhur Coli dhe Dokle qe i kerkuan te merrnin me qira edhe garazhin qe ndodhej ne katin e pare te baneses. Deshmitari ka treguar perpara togave te zeza se iu la me qira edhe garazhin ndersa me qiramarresit ishte takuar vetem disa here.


Nukaj i eshte pergjigjur edhe pyetjes se prokurorit ne lidhje me vrasjen e Avni Gashit qe kishte ndodhur ne ambientet e ketij garazhi. Pergjigjja e tij ka qene mohuese. Nukaj ka thene se nuk kishte dijeni per kete ngjarje dhe te njejten pergjigje kishte dhene edhe ne prokurori. Deshmitari ka shpjeguar se diten e ngjarjes ai nuk kishte degjuar zhurma por kur kishte ardhur policia ai kishte zbritur me vrap. Sipas tij policia kishte qendruar kater ore ndersa me pas i kishte bere me dije se nuk kishte gje me te por ishin arrestuar disa djem qe rrinin me qira. Nukaj ka thene se me pas ishte kryer edhe ekspertiza e garazhit. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda pas vrasjes se viktimes Avni Gashi policia ka arrestuar te pandehurin Endrit Dokle.


Banda e Durresit akuzohet per tete vrasje rrembimin e nje femre vrasjet e mbetura ne tentative ndaj pese personave etj. Sipas aktakuzes vrasjet nen emrin e bandes kane filluar me 17 tetor te vitit 1998 kur u ekzekutua me arme zjarri Dritan Sallaku.


Nje liste me 194 deshmitare dhe 257 prova shkresore hedhin drite mbi veprimtarine kriminale te bandes se Durresit. Prokuroria e Krimeve te Renda ka dorezuar disa kohe me pare ne gjykate listen e gjate te personave te cilet do te thirren ne gjykate gjate procedimit penal per nje prej grupeve me te perfolura ne vend.