Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu i shoqëruar nga zv/ambasadori i SHBA-së, David Muniz dhe kreu i OPDAT, John Simbert ka zhvilluar ditën e sotme një takim informal më ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.
Në qendër të takimit mësohet të ketë qenë reforma në drejtësi dhe çështja e dekriminalizimit të cilat janë vlerësuar si jetike nga ana e ish-kryeministrit Berisha.
Berisha ka falenderuar ambasadorin Lu dhe qeverinë e SHBA për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë procesit të dekriminalizimit në Shqipëri.
13 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Donald Lu në zyrën e Berishës: Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi, jetike u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.