Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka paralajmëruar se deklarimet shqetësuese të presidentit amerikan, Donald Trump janë një nga kërcënimet e jashtëm me të cilat duhet të përballet Bashkimi Europian.
Sipas Tusk, ndryshimi i ndodhur në Washington është pjesë e një kërcënimi të madh që përfshin gjithashtu një Kinë më kategorike, një Rusi më agresive dhe islamin radikal. Në një letër dërguar 27 liderëve europianë, Tusk shprehet se shumica e tyre janë në një mendje me të lidhur me këtë çështje.
Sipas Tusk. administrata e re e SHBA e ka vënë Bashkimin Europan në një situatë të vështirë dhe ka vënë në pikëpyetje 70 vitet e fundit të politikës së jashtme amerikane.
31 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)