Presidenti i Këshilli Europian, Donald Tusk, ndodhet në Tiranë për një vizitë disa ditore.
Ai mbërriti mbrëmë, ndërsa sot në orën 10:00 u prit nga kryeministri Edi Rama në kryeministri.
Pritet që të ketë dhe një konferencë të përbashkët mes zotit Tusk dhe kryeministrit Rama.
Kjo është vizita e parë në Tiranë e Presidentit të Këshilli Europian, Donald Tusk.
Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan.
Axhenda
Në axhendën e publikuar nga zyra e Tusk, mësohet se zyrtari i lartë i Bashmimit Europian do të pritet në orën 10:00 nga kryeministri Rama dhe më pas të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediat.
Axhenda
Në orën 10:00 Ceremoniali i pritjes zyrtare të Zotit Tusk nga Kryeministri Edi Rama
Në orën 10:10 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.
Në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE Donald Tusk do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp

Donald Tusk në Tiranë, e pret Kryeministri Rama

Donald Tusk në Tiranë, e pret Kryeministri Rama

Donald Tusk në Tiranë, e pret Kryeministri Rama

Presidenti i Keshillit Europian, Donald Tusk mberrin ne Tirane, 21 Nentor 2015
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter