Kryetari i Keshillit Bashkiak ne Kavaje, Aqif Haveriku, ka dhene doreheqjen dje nga posti qe mbante qe pas zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007. Doreheqja e Haverikut erdhi pas mocionit te mosbesimit qe u kerkua ndaj tij me iniciativen e grupit te keshilltareve te Partise Demokratike. Mocionistet thane ne mbledhjen e djeshme se kryetari Haveriku ka drejtuar me mungese etike mbledhjet e keshillit bashkiak, ka shkelur rregulloren dhe eshte verejtur paaftesi ne drejtimet e mbledhjeve nga ana e tij. Mocioni i mosbesimit ishte firmosur nga 11 anetare te Keshillit Bashkiak, midis te cileve edhe nga perfaqesuesi i Partise Socialiste ne kete keshill, Bashkim Kazazi. Pas debateve te shumta qe mocioni i mosbesimit te futej ne piken e pare te rendit te dites, kryetari i Keshillit Bashkiak ka dhene doreheqjen e parevokushme nga ky post pa pritur qe te behet votimi i fshehte. Sipas Haverikut, shkaku i vertete i mocionit te mosbesimit eshte ngritja e komisionit hetimor nga keshilli bashkiak per te kontrolluar veprimtarine e Urbanistikes se Bashkise, per te cilin votuan me shumice absolute keshilltaret ne mbledhjen e fundit te keshillit. Gjate debateve te djeshme, keshilltarja e pavarur, Fatbardha Biturku tha se ky komision eshte i destinuar te deshtoje. "Megjithese komisioni hetimor ka percaktuar kryetarin dhe nenkryetarin, nje gje e cuditshme eshte se ne dokumentet e ketij komisioni gjendet logoja e bashkise se Kavajes", tha Biturku. Kryetari i Keshillit Bashkiak te qytetit te Kavajes, biznesmeni Aqif Haveriku, ne zgjedhjet e 3 korrikut te vitit 2005 kandidoi per vendin e deputetit ne zonen numer 48 te qytetit te Kavajes, perballe kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha. Rivali i kryeministrit aktual arriti te marre 12% te votave. Ai eshte njekohesisht pronar i fabrikes se gozhde-bulonave ne kete qytet. Si perfaqesues i LZHK-se, ai pranoi te mos kandidoje per postin e kryetarit te bashkise perballe kandidatit demokrat, Refik Rugija, duke marre si shkembim vendin e kryekeshilltarit.
K. Jaupaj
Konflikti per lejet e ndertimit
Burime nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti konfirmojne se perplasjet ndermjet Haverikut dhe kryebashkiakut Refik Rugija kane filluar dy muaj me pare, kur Keshilli Bashkiak ndermori nje iniciative per ngritjen e nje komisioni hetimor per verifikimin e veprimtarise se Drejtorise se Urbanistikes, ne vecanti per lejet e ndertimit. "Ne kete raport, qe u lexua nga drejtori i Urbanistikes ne bashki, pati mjaft kritika nga keshilltaret, madje edhe nga ata te grupit te PD-se", thane burimet, qe pohuan se kjo u shoqerua me perplasje ne nivel vendor dhe ne konflikte ndermjet te djathteve ne pushtet ne qytetin e Kavajes.