Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ruajtur dhe zhvilluar dokumentat dhe faktet historike të kombit. Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Berisha në ekspozitën e çelur në mjediset e Arkivit Qendror Shtetëror “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri” ku jane ekspozuar 44 kodike te periudhes historike nga shekulli VI deri në shekullin e XVIII, mes te cileve edhe dy kodikët Beratinus Purpureus 1 dhe Beratinus Purpureus 2, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s.





“Dokumentet që ju paraqisni sot, para nesh, janë një dëshmi e
pavdekësisë së kombit shqiptar. Të shkruara shekuj e mijëvjeçarë më
parë, të shkruara në greqisht dhe latinisht, në çdo germë, ato mbartin
në vetvete krijimin shqiptar. Dora mjeshtërore e shqiptarëve që i
shkruan ato, bëri të mundur që ato të ruhen, të njihen në mbarë botën
dhe disa prej tyre t’i përkasin memories së njerëzimit. këto dokumente
dëshmojnë se, ndonëse mbi trungun e kombit ra një vijë ndarëse, vijë e
cila ndau kishën, por kombi mbeti një dhe i pandarë. Dhe kjo është një
dëshmi tjetër madhore e dokumenteve që ne shohim sot. Më vonë, jashtë
këtij konteksti, një doktrinë tjetër fetare u kontraktua nga shqiptarët.
Sërish, kombi mbeti një dhe i pandarë. Të vendosura edhe në këtë
kontekst, dokumentet, që ne shohim sot, shkëlqejnë edhe më shumë, marrin
një vlerë e më të madhe” tha Berisha.



Ekspozita ka për qëllim njohjen e studiuesve dhe publikut me një pjesë
të pasurive dokumentare, që lidhen me traditën dhe historinë e
dorëshkrimeve bizantine dhe pasbizantine. E pranishme në celjen e
ekspozitës ishte edhe kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli si
dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe studiues.



Elona Mamushi








Azhornuar së fundi ( e martë , 04 maj 2010 )










< I mëparshmi