LEZHE- Rrethohet nga policia por nuk pranon qe te arrestohet. Andon Mbrozi, eshte vetedorezuar kur ka pare se nuk kishte rruge tjeter, pasi ishte rrethuar nga te gjitha anet. 37-vjecari, autor i vrasjes se Marije Mbrozit, kusherira e tij, eshte ndaluar pasi disa jave kerkimesh. Burimet nga policia thane, se pasi kane marre informacion e kane rrethuar te dyshuarin. Ne fillim Mbrozi, ka kundershtuar policine, duke mos pranuar qe te prangosej. Por me vone ai eshte bindur qe te vetedorezohej ne Policine e Lezhes. Andon Mbrozi, 37 vjec, nga Laci i Vaut te Dejes, Shkoder dhe i dyshuar per vrasje. 37-vjecari ishte shpallur ne kerkim nen akuzen e "vrasje me paramendim" te ndodhur para pak javesh ne Lac te Vaut te Dejes. Sipas burimeve te Policise se Lezhes mesohet se Mbrozi ndodhej tek te afermit e tij ne fshatin Spiten te Lezhes i strehuar. Marrja e informacionit nga policia, ka bere qe forca te shumta te shkojne ne kete fshat. Aty ata kane bere rrethimin e baneses ku ndodhej Anton Mbrozi. Burimet zyrtare te Policise se Lezhes thane se, Mbrozi ka rezistuar duke mos dashur te dorezohej por pas dialogut me forcat e policise ai eshte bindur te vetedorezohet. Menjehere ai eshte derguar ne komisariatin e Policise se Lezhes, duke lajmeruar me pas homologet e tyre ne Shkoder. Te njejtat burime bejne te ditur se Anton Mbrozi e ka pranuar autoresine e krimit, ku sipas tij ai viktima Marie Mbrozi kishte vrare nene e tij nje muaj me pare ne Lac te Vaut te Dejes.